Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Parashikim: El Clasico
Publikuar me 09 Dhj 2011

Parashikim: El Clasico

Janë dy armatat më të fuqishme në botë – Një histori, një rivalitet i pa përshkruar. Kastilja kundër Katalunisë, Xavi kundër Kakas, Iniesta përballë Ozil, supremacia e Messit në luftë me definicionin të futbollistit të quajtur Ronaldo - beteja e madhe e strategëve, Jose Mourinho sy më sy me Pep Guardiolën në supersfidën e shtatë planetare të këtij viti kalendarik –

Përbërjet Real Madrid - Jose Mourinho duket se do të luajë me Alvaro Arbeloan në krahun e djathtë, pasi mbrojtësi u rikthye nga lëndimi i pësuar në fitoren ndaj Ajaxit. Sergio Ramos dhe Pepe do të vazhdojnë me partneritetin e tyre në zemër të mbrojtjes, pasi Ricardo Carvalho është ende i lënduar. Xabi Alonso kthehet nga suspendimi dhe do të luajë përkrah Lassana Diarras, përderisa Sami Khediras pritet që t’i jipet mundësia për të luajtur para Fabio Coentraos, në një mesfushë të kompletuar prej tri njerëzish. Mourinho tashmë e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Angel Di Maria do të luajnë nga fillimi i takimit, me mbështetjen e Karim Benzemas ose Gonzalo Higuainit në qendër të sulmit.

Barcelona - Përkundër lëndimit në fitoren prej 5-0 ndaj Levantes, kapiteni Carles Puyol pritet që të startojë nga fillimi i takimit së bashku me Gerard Piquen, me Barcelonën që pritet të aplikojë një mbrojtje me katër njerëz, edhe pse Guardiola ka dhënë indikacione se po e shqyrton një mbrojtje me tri lojtarë, ashtu siç ka bërë disa herë këtë sezon. Guardiola nuk ka kokëdhimbje të shumta sa u përket lëndimeve, por ka dilemma në mesfushë dhe sulm. Sergio Busquets pritet të luajë nga fillimi për ta mbrojtur repartin defanziv përderisa Andres Iniesta pritet të jetë ai që do të merret me kreativitetin në mesfushë. David Villa do të jetë në pankinë pasi Guardiola do ta shfrytëzojë sulmuesin Alexis Sanchez në krahun e majtë, me Cesc Fabregasin si ‘sulmues të rrejshëm’, ndërsa futbollisti më i mirë në planet Lionel Messi do të ketë punë me Marcelon në krahun e djathtë të sulmit Blaugran.

Ndeshjet kokë më kokë:
Barcelona 3-2 Real Madrid (Superkupa)
Real Madrid 2-2 Barcelona (Superkupa)
Barcelona 1-1 Real Madrid (LK)
Real Madrid 0-2 Barcelona (LK)
Barcelona 0-1 Real Madrid (Copa del Rey)

Forma e Realit:
Ajax 0-3 Real Madrid
Gijon 0-3 Real Madrid
Real Madrid 4-1 Atletico
Madrid Real Madrid 6-2 Dinamo Zagreb
Valencia 2-3 Real Madrid

Forma e Barcës: 
Barcelona 4-0 BATE
Barcelona 5-0 Levante
Barcelona 4-0 Rayo Vallecano
Getafe 1-0 Barcelona
Milan 2-3 Barcelona

Golashënuesit më të mirë në të dyja taboret janë dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo që ka 17 gola në La Liga, përderisa numër të njëjtë golash ka edhe Lionel Messi për Barcelonën.
Lojtarët kryesorë  
Xabi Alonso (Real Madrid)

Nuk është Ronaldo, por mesfushori i cili rikthehet nga lëndimi ai që do të ketë gjithë peshën e këtij takimi. Nuk mund të nënvlerësohet mungesa e tij dhe prezenca e tij në fushë. Pasimet e tij janë të pa krahasueshme dhe nëse atij i jipet hapësirë për t’i ushqyer sulmuesit, atëherë Reali e ka të sigurtë fitoren.
Daniel Alves (Barcelona)
Nuk është as Lionel Messi ai që mund ta vendosë ndeshjen. El Clasicot e kaluar kanë dëshmuar se mbrojtësi brazilian ka qenë pivotal dhe mjaft influentiv në epilogun e takimit. Edhe pse aftësitë e tij defensive janë në pikëpyetje, Dani pritet të përballet me Ronaldon dhe sigurisht se ndeshja mund të humbet apo dhe të fitohet në krahun ku luan braziliani.
Epilogu
Real Madridi e ka përparësinë që po luan në Bernabeu dhe është në formë të shkëlqyer, por ushtarët e Pep Guardiolës nuk mund të lejojnë që ta humbasin këtë takim. Me të dyja skuadrat që kanë ekip me cilësi të përafërt, sidomos në sulm, është vështirë të parashikohet rezultati i këtij takimi, por është e sigurtë se do të shohim një ndeshje tejet të nxehtë dhe mjaft kontestuese.   Parashikimi: Real Madrid 2-1 Barcelona Çfarë mendojnë tifozët e Real Madridit për këtë takim, po ata të Barcelonës me çfarë rezultat e shohin sfidën pas përfundimit? Edhe mendimet e neutralëve janë të mirë se ardhura sa i përket rezultatit të këtij takimi, që ështe gjithçka tjetër pos i parashikueshëm.   /Telegrafi/


1451
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI