Revista
|
|
Ndërsa qeveria ka urdhëruar OSHEE të vazhdojë pa ndërprerje dhe pa asnjë tolerim edhe në ratet më ekstreme, fushaten e ndërpreries së eneërgjisë për debitorët, një tjëtër standart ka urdhëruar për veten e saj.
Ndryshe nga si po veprohet me qytetarët e thjeshtë ku faturat e energjisë po marrin dhe jetë njerezish, Kryeministri Edi Rama me një vendim të dites së djeshme ka vendosur të amnistoj nga detyrimet institucionet jobuxhetorë, raporton ABC News.
Bujaria e kryeministrit për institucionet e tij është zbardhur në fletoren zyrtare të datës 23 shkurt 2015 te firmosur nga shefi i qeverisë.
Në këtë vendim thuhet:
“Institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, të krijuara deri më 31.12.2014. Këto detyrime ndaj shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të shuhen deri në vlerën 9 000 000 000 (nëntë miliardë) lekë. OSHEE, në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje”.
Subjekte të vendimit janë KESH, OSHEE dhe Ministria e Financave, të lidhura me njëra tjetrën me një zinxhir borxhesh të pashlyera, të gjitha para të taksapaguesëve shqiptarë.
Ky vendim u fal edhe komunave dhe bashkive borxhin që kanë ndaj OSHEE-së.
Janë 269 milionë lekë detyrime të prapambetura deri më 31 dhjetor 2014.
Kjo është falja e dytë që u bëhet institucioneve që paguhen me paratë e taksave të shqiptarëve.
E para është bërë në vitin 2014, kur qeveria vendosi të shuajë detyrimet midis katër miliardë e katërqind e dyzet e shtatë milionë lekë.
Miliarda lekë ku askush nuk u ndëshkua, askush nuk u arrestua dhe asnjëherë nuk u ndërpre energjia elektrike në zyrat e këtyre institucioneve.
Ndërkohë një baba që rilidhi energjinë për të mbajtur me frymë të birin e sëmurë, përfundoi në burg.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje