Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Paradoksi, Nexhmija: Doreshkrimin e Kadaresë do t’ua jap kur të nderoni Enverin
Publikuar me 21 Kor 2012

Paradoksi, Nexhmija: Doreshkrimin e Kadaresë do t’ua jap kur të nderoni Enverin

TIRANË- Zbardhet letra që Nexhmije Hoxha i ka dërguar Kasem Biçokut, ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar në vitin 2009. Në të duket qartë refuzimi i kërkesës që ky i fundit i pat bërë asaj për t'i dhënë për ekspozim dorëshkrimin origjinal të romanit "Dimri i vetmisë së madhe". Ndërsa kundërshton ta japë veprën e shkrimtarin për ekspozim ajo gjen rastin të kritikojë drejtorinë e muzeut, për trajtimin që i bëhet figurës së të shoqit, objekteve personale të tij. Hoxha vë si parakusht për dhënien e dorëshkrimit tek muzeu, respektimin e të shoqit si një personalitet me rëndësi në historinë e kombit shqiptar. 

Vetëm kështu mund të kuptohen fjalitë e mëposhtme: "Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për 'Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës', do t'i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij". Më poshtë botohet letra e saj e plotë e datës 28 shtator 2009.
(e.m/BalkanWeb)


1383
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI