Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Orizi plastik, çmenduria e rradhës ushqimore që vjen nga Kina
Publikuar me 10 Sht 2016

Orizi plastik, çmenduria e rradhës ushqimore që vjen nga Kina

Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik.

Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë.

Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen.

Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën.

Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik.

Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor.

Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur.

Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.

Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla.

Në vitin 2013, Parliamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi.

Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një çertifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat e higjenës së lartë”.

Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme, Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e “përfshirjes së një vendi të tretë” në tregtimin e një produkti të tillë.

Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion.

Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregëtare me Kinën vitet e fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin e dytë tregëtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën e 12,152 milionë lekëve.

Ndonëse tregëtia me këtë vend është orientuar më shumë drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar. /AgroWeb.org


1058
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI