Revista
|
|
Olsian Cela, kryeprokurori i Krimeve te Renda, i emeruar vetem pak dite me pare nga shoqja e klases, Ina Rama, nuk ka nxjerre ne publik vetem sekretet hetimore te ceshtjes kunder KKRT. Ai, mesohet te jete edhe prokuror ne ceshtjen "Kompas", ku sic dihet u nxor ne publik nje material privat i njerit prej te arrestuarve. Behet fjale per "grabitjen" nga dosja hetimore te nje video intime te sekuestruar ne emer te shtetit, nga celulari i te arrestuarit Arian Selimi.
Nxjerrja dhe shperndarja e materialeve sekrete te hetimit, eshte veper penale dhe shkelje flagrante e te drejtave te njeriut. E nderkohe qe pala e demtuar kerkoi denimin e autoreve te nxjerrjes se sekretit personal ne publik, kryetari i grupit hetimor te kesaj ceshtjeje qe kishte sekuestruar edhe celularin e te arrestuarit, prokurori Olsian Cela, jo vetem qe nuk mbajti pergjegjesi, por u gradua ne detyre si shef i Prokurorise se Krimeve te Renda.
E njejta gje ka ndodhur me kete prokuror edhe gjate hetimit te ceshtjes kunder KKRT, ku deshmite e te pyeturve, numrat e llogarise se televizioneve, e te dhena te tjera, sekret i hetimit, botoheshin te nesermen ne gazeten e interesuar dhe konkurrentet e ceshtjes. Cfare garancie ofron tashme ky prokuror, qe pas ketyre rasteve nuk do te nxjerre sekrete edhe me te rendesishme ne publik, ose akoma me keq, mund t'i shese informacionet qe kushtojne edhe me miliona euro.
Cfare morali u ofron ky kryeprokuror i Krimeve te Renda, vartesve te tij, kur te gjithe e dine se cfare shperdorimesh ka bere shefi i tyre i ri? Me cfare kriteresh e emeroi shoqja e klases kete udheheqes te ri te prokurorise me te rendesishme ne Shqiperi, me kriterin e nxjerrjes se sekreteve hetimore ne publik?
Kjo eshte reforma ne drejtesi? Kjo eshte merita qe propagandon me te madhe kryetari i mazhorances, Sali Berisha?
Pas ketij emerimi skandaloz, askush nuk mund te heshte. As Prokurorja e Pergjithshme, as kryetari e KLD-se apo zevendesi i tij, as Kryeministri apo ministri i Drejtesise. Nese keta udheheqes, te cilet jane pergjegjes per moralin e punonjesit shteteror, nuk mbajne qendrim ndaj ketij emerimi skandaloz, do te thote se ata pajtohen me kete fenomen dhe me pas kete gje kane te drejte ta bejne te gjithe prokuroret, te gjithe hetuesit, te gjithe policet. Publikimi i sekreteve mund t'i rrise ne detyre!
Kodi Penal
Neni 294
Tregtimi i sekretit shteteror nga personi qe i eshte besuar
Tregtimi, perhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, permbajtjes se dokumenteve apo materialeve qe, sipas ligjit te njohur publikisht, perbejne sekret shteteror, nga personi qe i eshte besuar ose qe ka mundur te vije ne dijeni per to per shkak te detyres, denohen me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet. Po kjo veper, e bere boterisht, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje