Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

OKB: Në 2028 India do të ketë popullsinë më të madhe në botë
Publikuar me 15 Qer 2013

OKB: Në 2028 India do të ketë popullsinë më të madhe në botë

India duket se do të kalojë Kinën, si vendi me popullsinë më të madhe në botë, duke nisur nga viti 2028, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara. 

Në atë kohë, të dy kombet do të numërojnë nga 1,45 miliardë banorë secili. Për pasojë, popullsia e Indisë do të vazhdojë të rritet deri në mesin e këtij shekulli, ndërsa ajo e Kinës do të bjerë. 

Kombet e Bashkuara përllogarisin gjithashtu se popullsia aktuale globale, prej 7,2 miliardë banorësh, do të arrijë në 9,6 miliardë në vitet 2050. Ky trend rritjeje është më i shpejtë nga sa llogaritej më parë. 

Rritja e popullsisë do të jetë kryesisht në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë, sipas OKB-së. 49 vendet më pak të zhvilluara të botës projektohen të dyfishojnë popullsinë e tyre, nga 900 milionë banorë në 2013, në 1,8 miliardë në 2050-n, ndërkohë që popullsia e rajoneve të zhvilluara do të mbetet kryesisht e pandryshuar. 

OKB tha se shkaku i rritjes, ndryshe nga sa kishte projektuar, është përgjithësisht një informacion i ri mbi nivelet e fertilitetit në disa vende me lindshmëri të lartë. 

Vendet shumë të zhvilluara, si Kina, India dhe Brazili, janë ndeshur me një numër në rënie shumë të shpejtë, sa i përket numrit mesatar të fëmijëve për gra, por në vende të tjera, si Nigeria, Nigeri, Etiopia dhe Uganda, nivelet e fertilitetit mbeten ende të larta. 

Popullsia e Nigerisë pritet të tejkalojë atë të Shteteve të Bashkuara nga mesi i këtij shekulli, si dhe mund të rivalizojë me atë të Kinës, në vitet 2100. Popullsia e Kinës pritet të shënojë rënie, pas viteve 2030. 


925
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI