Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"O sa mire me qene shqiptare...??"
Publikuar me 30 Pri 2009

"O sa mire me qene shqiptare...??"

Tashme te shikosh nje skene dhune ne ndeshjet shqiptare eshte bere me se normale. Por cilet jane faktoret e nje gjendje te tille ne futbollin shqiptare. Sipas shume komenteve qe lexohen neper forume apo komente, gishti i drejtohet vetem dhe vetem tek FSHF-ja shqiptare per paaftesi dhe si nje institucion i korruptuar qe ka vetem gjyqtare te tille. Duhet nenvizuar fakti se futbolli shqiptare eshte nje niveli te ulet si nga ana teknike ashtu edhe si disipline ose kulture sportive. Po ne nje sistem ku rregullat nuk zbatohet per arsye korruptive nuk ka se si qe disiplina sportive te degjeneroje ne situata te tilla. Rasti i ndeshjes Shkumbini - Flamurtari, ku u kerkuan gjyqtare te huaj (italiane) tregon qarte se kemi te bejme me nje institucion sportiv qe ka humbur te gjithe besimin e klubeve te ofroje gjykime te drejta.

Ashtu sic eshte e paafte te gjeje nje drejtues te denjte per kombetaren shqiptare qe ka me shume se dy jave pa nje drejtues teknik. Meqe UEFA kundershtoje me force qe asnje institucion sportiv te mos kontrollohet nga pushteti qendror (qeveria), atehere lind pyetja "Kush e kontrollon FSHF-ne?".Kreu i "bandes" Armand Duka qe me aq ngulm kerkoi te qendronte ne krye te FSHF-se, me sa duket i eshte bere shume komod karrikja ne krye te nje institucioni qe nuk ka pothuajse asnje kontroll.

Eshte per te ardhur keq qe pasqyra shpesh here e kombetares eshte ajo e futbollit te kampionateve shqiptare sidomos nga ana teknike por qe nuk ka munguar as ajo e kultures sportive. Ka skuadra te formuara nga shtete shume me te vogla se shqiperia dhe kosova bashke por qe kane nje nivel disiplinor shume me te larte se ajo e futbollit shqiptare. Vlen ketu te permendim Malin e zi, Malten pse jo dhe fqinjin tone Maqedonine per nje futboll me te paraqitshem se ai shqiptare.

"O sa mire me qene shqiptare... nqs nuk ka nje FSHF te korruptuar"


1373
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI