Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"O kurva! Përse e ftuat këtë legen"
Publikuar me 21 Qer 2014

"O kurva! Përse e ftuat këtë legen"

Më 14 maj të këtij viti, te vila “Padam” u organizua ditëlindja e violinistit të njohur, Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë.

Ai u rikthye për të dhënë dy koncerte për violinë si dhe për të promovuar librin e tij autobiografik. Mikja e tij e vjetër, e fejuara e ministrit Veliaj, Ajola Xoxa, kishin marrë përsipër organizimin e ditëlindjes së tij, si dhe ishte redaktorja e librit të Tedit. Të ftuar në atë darkë ishin pak veta. Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ministri Erion Veliaj dhe e fejuara Ajola Xoxa, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe bashkëshorti i saj Aleksandër Furxhi dhe miku i vjetër i Tedit, Adi Krasta dhe bashkëshortja e tij, si dhe Henri Çili botues i librit të Tedit tek UET Press me bashkëshorten e tij.

Sapo ka pikasur prezencën e Krastës, Rama i është afruar dhe i ka thënë: “Ti ke thyer miqësinë tonë dhe ke dalë në krah të Sali Berishës. Ti more plehrë, mor legen si ka mundësi që i del kundër Top-­Channel-it, veprës më perëndimore që ka Shqipëria?”.

Ky reagim ka radhur pas akuzave të forta që Krasta kishte bërë për këtë kanal gjatë emisionit të tij, duke thënë se është një tv mafioz.

Ndërkohë Krasta i nxehur nga ana e tij ia ka kthyer, “Unë reagoj si dua, sepse nuk jam i kapur nga mafia”!

Debati mes tyre ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që kanë tentuar të ulin pak nivelin e gjakrave Ajola dhe Aleksandri. Në atë moment Rama i’u është drejtuar të dyve,: “Kush jeni ju shkërdhata që më tregoni se çfarë duhet të them”, kanë rrëfyer dëshmitarët për suplementin “Panorama Plus”.

Ky ka qenë debati i cili u shtri deri në parlament, ku u përjashtua nga Kuvendi deputeti dhe ish-kryeministri Berisha pse i tha Veliajt që nuk regaoi ndaj Ramës pse ia quajti të fejuarën kurvë, teksaj i referohej kësaj darke.


1281
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI