Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Nuk ma kanë prerë kokën, turp t’iu vijë!
Publikuar me 09 Maj 2016

Nuk ma kanë prerë kokën, turp t’iu vijë!

Një lajm shokues për gjetjen e një shqiptari me kokën e prerë ka bërë xhiron e portaleve të ndryshme ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një trup të pajetë në Igumenicë të Greqisë, i cili pasi është gjetur nga fermerë të zonës është dërguar në qytetin e Selanikut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Ajo që në fakt përbën skandalin në këtë çështje është fakti se ndryshe nga sa raportojnë mediat greke paraditen e sotme, portalet shqiptare kanë ‘identifikuar’ viktimën Bledar Terpollari (26 vjeç), madje duke publikuar dhe foto ‘ekskluzive’ të marra nga profili i tij në Facebook!

Në fakt Bledari është shëndoshë e mirë dhe jeton në qytetin e Tiranës!

I kontaktuar nga Blitz.al ai na dërgon një foto për të na treguar se është gjallë dhe shprehet i revoltuar për këtë keqinformim e për përfshirjen e tij nga portalet të cilat duke kopjuar lajmin nga njëri-tjetri, i kanë shkaktuar dëm psikologjik atij dhe familjarëve.

Terpollari shprehet se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore!


1372
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI