Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Nostradamusi, parashikime të zeza për Vitin 2014
Publikuar me 02 Jan 2014

Nostradamusi, parashikime të zeza për Vitin 2014

Inxhinieri nga Ukraina, Aleksander Lazarev, zbuloi për publikun botëror parashikimet e Nostradamusit për vitin e ri 2014 qe sipas tij do te jene mjaft ogurzeza.

Sipas Lazarev, Nostradamus parashikon se vitin e ardhshëm do të kryhen atentate ndaj katër kryeministrave, ndërsa më pas do të vijë edhe lufta e tretë botërore në të cilën do të përdoren armë kimike dhe nukleare.

Do të ketë një numër i vogël i njerëzve gjallë nga të cilët shumica do të vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe kancerit.

Sipas parashikimeve të Nostradamus, njerëzit do të jenë në panik, do të ketë konflikt mes religjioneve fetare në botë, ndërsa do të shkatërrohen edhe vende të tëra.

Astrologu francez parashikon se në vitin 2014 planeta Nibiru do të afrohet aq afër tokës sa do të mund ta prekim. Nga kjo mund të zhvendoset edhe boshti i Tokës, njëra gjysmë gati e ngrirë ndërsa gjysma tjetër do të ngelet shkretëtirë.

Gjithsesi duke u bazuar edhe në parashikimet e mëparshme të Baba Vanga, në vitin 2014 priten sëmundje më të rënda se SIDA, si për shembull luftëra të ndryshme.


1479
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI