Revista
|
|
"Koka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën Kundërshton raportin se baxha e makinës solli goditjen vdekjeprurëse I ndjeri Sokol Olldashi kishte një plagë të madhe në kokë"
Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit
Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës.
“Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore.Normalisht një plagë e tillë mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku.
I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore.
E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”.
Eksperti hedh poshte dyshimet: Aksidenti i Olldashit ndodh 1 në 1 milion raste
është aksident. E them këtë pasi kemi punuar me përkushtimin më të madh mbi atë mjet, duke patur parasysh edhe se çfarë vijoi të thuhej nëpër media.
“Ndodh një në një milion raste si aksidenti ku humbi jetën Sokol Olldashi, por për fat të keq ka ndodhur”. Nuk ka asnjë dileme tjetër për një nga të katër ekspertët autoteknikë të cilët janë ngarkuar me detyrën e kryerjes së këtij ekspertimi.
Inxhinier Artur Sulçe, i cili është ngarkuar nga prokurori i çështjes të jetë në grupin e ekspertuesve, në një rrëfim për “Shekullin” saktëson se gjithçka që ka ndodhur është vetëm fat i keq i Sokolit.
“Kam hapur literaturë për këtë rast, sigurisht që është një rast i veçantë, që do të thotë që ndodh rrallë, por ka ndodhur”.
Duke dashur të ilustrojë sa më thjeshtë ngjarjen në të cilën humbi jetën deputeti i PD-së, inxhinieri tregon se një rast thuajse i ngjashëm i ka ndodhur edhe një shokut të tij.
Aksidenti, në sendet e Olldashit mungon portofoli
Ngjarja e rëndë në të cilën humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, vijon të hetohet në detaje.
Referuar të dhënave që vijnë nga Prokuroria, teksa grupi i hetimit po punon për zbardhjen e plotë, është mësuar se në sendet personale që janë gjendur në vendin e ngjarjes, natën fatale për jetën e Olldashit, mungonte portofoli.
Gjërat e tij, mes tyre një celular, që janë gjendur në makinë në momentin që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe më pas i janë kthyer familjes, por në këto gjëra mungonte pikërisht portofoli i të ndjerit.
Ndonëse nuk dihet nëse ky fakt do të jetë pjesë e hetimit, mësohet se familja ka insistuar të gjendet portofoli i të ndjerit. Ndërkaq, prokuroria vijon të punojë mbi itinerarin e tij natën e aksidentit.
Pamjet filmike të tunelit Elbasan-Krrabë janë sekuestruar prej ditësh dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e pamjeve pasi, sipas të dhënave, bëhet fjalë për figurë të paqartë për shkak të kohës së keqe dhe mjegullës që ka shoqëruar edhe mjediset e brendshme të tunelit.
Gjithashtu , prokuroria ka marrë tabulatet e telefonave të shoferit të Olldashit si dhe do të kërkohet sërish marrja në pyetje e mikut të tij.
Deputeti Igli Cara, i cili ka dëshmuar se e prisnin Olldashin që ta hanin darkën bashkë, është një dëshmitar tjetër që u gjend në vendin e ngjarjes para policisë. Ndërsa shoferi ka treguar se momentin që humbi jetën Olldashi ai po komunikonte me të në telefon.
Gjithashtu një tjetër dëshmi e rëndësishme për këtë ngjarjes është edhe i zoti i lokalit, që ndodhet afër vendit të ngjarjes, i cili ka dëshmuar se është personi i parë që ka mbërritur në vendin ku gjendej i pajetë deputeti dhe i njohuri i tij.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje