Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Një llampë e re për të "shpëtuar" botën
Publikuar me 22 Shk 2007

Një llampë e re për të "shpëtuar" botën

Me vënien në përdorim në të ardhmen e afërt të llambave të ndricimit që kursejnë energjinë elektrike, Australia pretendon që të ulë konsumin në rang kombëtar, si dhe të bëjë të mundur kësisoj edhe clirimin më të vogël të emisioneve të gazrave helmues në hapësirë, bëri të ditur së fundmi ministri i Ambientit, Malcolm Turnbull, të martën për mediat vendase.
Një masë e ngjashme u mor para dy vjetëve edhe nga lideri kubanez Fidel Kastro për vendin e tij, në regjim të fortë kursimi prej më shumë se 14 vjetësh, gjë që coi në inspirimin për implementimin e kësaj "ideje inovative" edhe nga ana e mikut të tij më të ngushtë, Presidentit venezuelian, Hugo Chavez.
Australia, njëra ndër prodhuesit më të mëdhenj të qymyrit në rang botëror, i përket ashtu sikurse dhe SHBA, atyre vendeve që për arsye ekonomike kanë refuzuar nënshkrimin e asaj që njihet si "Protokolli i Kiotos" për mbrojtjen e klimës globale.
"Edhe një hap, sado i vogël, mund të kishte ndikime të mëdha pozitive", arsyetoi me këtë rast ministri Turnbull, në një TV vendas ("Nine Network") iniciativën e qeverisë së tij.
"Nëse pjesa tjetër e mbetur e botës ndjek iniciativën tonë, kjo do të thoshte një kursim i konsiderueshëm energjie për tërë rruzullin".
Sipas planit në fjalë, shitja e llambave aktuale për ndricim hap pas hapi do të shënojë ulje. Zëvendësimi i tyre me llambat e reja "kursimtare" nuk do të bëjë të mundur vetëm pakësimin e kostove për buxhetet familjare të cdo qytetari, por do të reduktojë dukshëm edhe emisionet e gazrave helmues që clirohen në hapësirë deri në vitin 2012 me katër milionë tonë.
Sipas të dhënave statistikore të vitit 2004, Australia cliron
565 milionë tonë CO2 dhe gazra të tjera në atmosferë.
Aktivistët e specialistët e mbrojtjes së mjedisit, megjithatë e kanë kritikuar këtë hap të qeverisë konservatore të Kryeministrit John Howard, duke e krahasuar me "një pikë ujë në gur të nxehtë". Në vend të saj, ata kanë kërkuar marrjen e masave më radikale për reduktimin e emisioneve të CO2-shit dhe zhvendosjen plotësisht në burimet e energjisë alternative.
Ndërkohë, vetë Kryeministri i vendit, John Howard, deklaroi se plani në fjalë u mundëson të gjithë australianëve të japin kështu një kontribut konkret në mbrojtjen e klimës. Politikani konservator kishte deklaruar pak kohë më parë, se mënyra e jetesës industriale ishte dhe përgjegjësja për ngrohjen globale. Tashmë pritet që tema për mbrojtjen e klimës të bëhet një pikë e fortë referimi për fushatën zgjedhore të këtij viti në supershtetin kontinent.
Në rastin e llambave të reja, teli i rezistencës do të jetë më i gjatë së i zakonshmi. Por se nga kjo, në fakt vetëm një segment me frekuencë të vogël është ai që vërtet do të përmbajë dritë. Pjesa tjetër, segmenti me rreze infra të kuqe, nuk është i dukshëm për syrin e njeriut dhe shërben vetëm për mbajtjen nxehtë telit të rezistencës. Llambat e reja të ndricimit, që quhen ndryshe edhe si "llamba me lëndë ndricimi kompakte", kanë një nivel clirimi drite më të lartë se sa energjia që konsumojnë.
Ato janë të veshura me xham dhe me një lëndë fluoreshente ndricuese. Plani i qeverisë australiane parashikon edhe përjashtime për qëllime e synime të vecanta. Kështu për shembull, llambat aktuale elektrike do të vijojnë të përdoren edhe më tej për pajisjet mjekësore, apo dhe për industri të vecanta.


1748
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI