Revista
|
|
Eshte e vertete qe rreziku me i madh i shqiptareve vjen nga vete shqiptaret ose e thene ndryshe politika shqiptare. Pas cmendurise se qeverise Berisha per importin e mbeturinave nga krahinat e udhehequra nga mafia italiane te cilat menaxhojne kete treg, te gjithe u gezuam kur kryeministri i ri Rama, ndaloi kete masaker qe po kthente shqiperine ne nje kosh plehrash ( te rrezikshme).
Por lajmi se SHBA po kerkojne nga shqiperia te marre ne dorezim prishjen e armeve kimike te sirise duket se po kalon kryeministrin e ri nga shiu ne bresher (sic thote populli). Pas refuzimit te ofertes se SHBA nga ana e Norvegjise, Jordanise dhe Turqise per gjetjen e nje vendi qe te marre keto arme per prishejn e tyre duket se tashme e kane gjetur, shqiperine. Heshtja e ministrise se mbrojtjes gjate ketyre diteve duket se konfirmon kete lajm. Madje dhe mediat e huaja tashme drejtojne gishtin nga shqiperia si vendi ideal per hedhjen e mbeturinave siriane.
Shqiperia eshte vendi i pare ne bote e cila ka hequr 100% armet kimike te trasheguara nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Armet kimike te shkaterrimit ne mase qe regjimi komunist kishte, ishin me mbushje te gazit Iprit i cili ishte perdorur ne mase gjate luftes se pare boterore dhe te ndaluara gjate luftes se dyte. Asgjesimi i gazit Iprit vjen nepermjet nje perberje me baze kloruri dhe mund te themi se ky gaz eshte me primitivi per sa i perket armeve kimike.
Duke u nisur nga eksperienca, asgjesimi i armeve ne shqiperi ka lene nje kujtim te hidhur pas asaj qe ndodhi ne Gerdec. Importi i armeve kimike mund te paraqese akoma me rrezik per ambientin dhe jetet e personave qe do te punojne aty apo ne versionin me te keq nese do te ndodhe nje aksident si ai i Gerdecit por dhjete here me i rende.
Qellemi i armeve kimike eshte ai i shkaktimit te vdekjes brenda pak minutash apo brenda nje kohe shume te shkurter.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje