Revista
|
|
Ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, shtepia e Shuaip Milotit, ne Shkoder, ka sherbyer si vendqendrimi i shtabit gjerman, deri diten kur pushtuesit u larguan dhe u shpall clirimi i vendit. Sot pas 63 vjetesh, Ibrahimi ne moshe 77-vjecare, i kujton mire momentet e fundit te qendrimit ne shtepine e tij te shtabit gjerman. Madje ai kujton me saktesi oren dhe diten kur gjermanet jane larguar nga shtepia e tij, per t'u ndalur diku gjetke ne Shkoder dhe per te hedhur me pas ne ere uren e Bahcallekut dhe uren e Kirit. Me ikjen e gjermaneve te fundit nga Shkodra, u shpall dhe clirimi i Shqiperise.
Shuaip Miloti e kujton fare mire momentin e largimit te pushtuesve nga shtepia e tij, ndersa thote se "forcat partizane dhe ato gjermane ne qytetin e Shkodres, ne fundin e nentorit te vitit 1944, duket se kane patur nje marreveshje mes tyre, ku gjermanet do te largoheshin. Ato nuk jane sulmuar nga partizanet". Forcat gjermane ndodheshin ne lagjen "Perash", ndersa banesa e Ibrahimit, atehere ne forme kulle sherbente si vendqendrim i shtabit gjerman. Banesa qe tashme ka ndryshuar forme, ndodhet ne rrugen "Shyqyri Bushati"."Forcat partizane ndodheshin ne fund te rrugices, vetem rreth 100 meter larg shtabit gjerman, aty ku sot eshte rruga "Alqi Kondi". Asnjera pale nuk vepronte, pasi, me sa dukej, kishte marreveshje mes tyre",- thote 77-vjecari qe ne kohen e clirimi ka qene vetem 14 vjec. Ai kujton se rreth ores 10:00 te dates 28 nentor 1944, autokolona gjermane ka nisur te dale nga rrugica ku ishte vendosur shtabi i tyre dhe ka levizur ne drejtim te Mbishkodres.
"Partizanet nuk kane nderhyre, duke pare nga afer largimin e tyre, ndersa nje tricikel me tre gjermane ka qendruar prane komandes dhe rreth 30 minuta me pas. Me kujtohet se ata shihnin vazhdimisht oren dhe me pas jane nisur dhe ata",- rrefen me tej Miloti. Ai nuk di te thote se ku u ndalen me pas gjermanet, por kujton se aty nga mesnata u hodh ne ere ura e Bahcallekut dhe e Kirit. "Shtabi gjerman qe ndodhej ne shtepine tone u largua ne paraditen e 28 nentorit. Ate dite bente ftohte dhe binte nje bore e holle. Diten tjeter, paradite kemi dale ne qender te qytetit , aty ku sot ndodhet shatervani, prane gjimnazit, per te pritur partizanet. Ishte nje dite me diell dhe bora kishte pushuar",- tregon Miloti qe i ka perjetuar nga afer ato dite. Rudina Llazari
Tre italianet qe u varrosen te gjalle
Gjermanet e kishin minuar Shkodren, tregon per "Koha Jone", 77-vjecari. Edhe shtepia e tij, qe ne ate kohe ka qene vendqendrimi i shtabit gjerman ka qene e minuar, ashtu si e gjithe lagjia, por sipas tij kane qene tre xheniere italiane, bashke me nje shkodran, ata qe kane arritur te presin lidhjet e minave duke shpetuar qytetin. "Tre xhenieret italiane ishin te detyruar t'u sherbenin gjermaneve dhe kishin dijeni per minimin e Shkodres, por arriten ta evitonin kete. Flitet se tre xhenieret italiane u varrosen se gjalli nga gjermanet kur ata mesuan se kishin cminuar shume nga objektet e minuara prej tyre",- thote Shuaipi. Megjithate pak ore para clirimit te Shqiperise, gjermanet, sipas tij, kane arritur te hedhin ne ere uren e Bahcallekut , qe lidh qytetin me pjesen tjeter te Shqiperise, dhe uren e Kirit. "Kjo duhet te kete ndodhur gjate rrugetimit te tyre drejt Malit te Zi, prej dhe nga u larguan nga Shqiperia",- thote me tej Miloti. Lagjia e tij shpetoi fale atyre tre xheniereve italiane qe e paguan kete akt me jeten e tyre. Pas shume vitesh, kur ka rindertuar shtepine, Shuaip Miloti ka zbuluar minen e caktivizuar, qe gjermanet e kishin vene ne ndertesen ku ndodhej shtabi i tyre.
"Me 29 ishim te gjithe ne shesh"
Ndonese partizanet kane qene te pranishem ne qytetin e Shkodres, dite me pare, ka qene dita e 29 Nentorit, kur ata kane hyre si triumfatore ne qender te ketij qyteti dhe jane pritur aty nga qytetaret shkodrane. "Populli i priti mjaft mire partizanet me 29 Nentor. Madje aty kishte dhe shkodrane qe diheshin te vrare. Nje komshi i imi, partizan, qe familja e dinte te pushkatuar ne Prishtine, me njohu e me thirri me emer. Madje isha une qe shkova dhe i tregova vellait se tij se ai ishte gjalle dhe ndodhej me partizanet e tjere ne qender te qytetit",- perfundon Miloti rrefimin e tij lidhur me diten e clirimit te Shkodres dhe gjithe Shqiperise.
"U larguam me 29 nentor"
Koloneli gjerman, Wolfram D. Hoffman, i ka dhuruar disa vite me pare me pare ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem, Pellumb Qazimi, dokumentin e largimit te ushtrise gjermane nga Shqiperia. Kjo date eshte 29 nentori, ku Korpusi i XXI alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembesorise, Ernst von Leyser, ka leshuar qytetin e fundit te Shqiperise, Shkodren. Plani per largimin e korpuseve gjermane nga Ballkani tregohet ne ditarin e luftes se komandantit suprem "Juglindje" ne Agram, I a-KTB Nr. 3, faqja 673 e 30 nentorit 1944, mbi situaten ne "Frontin e Adriatikut". Keto jane pjese e njoftimeve te Vermahtit gjerman me 30 nentor 1944, qe jane cituar edhe nga Mehner Kurt ne njoftimet ditore sekrete te drejtuesve gjermane ne Luften e Dyte Boterore 1939-45, volumi 11.01.09-31.12.1944,
U cliruam me 28 nentor"
Ne nje dokument qe ndodhet ne muzeun e Shkodres, ku jane diskutimet e bera ne nje plenum te KQPKSH zhvilluar me 5 nentor 1945 ne protokoll eshte fjala e gjeneral-major Bedri Spahiut, i cili thote: "Dita e 28 Nentorit koincidoi me clirimin e Shqiperise, d.m.th. me renien e Shkodres, prandaj propozoj qe emertimi i festes se 28 Nentorit te behet: Dita e Independences dhe e clirimit te Shqiperise". Ndersa propozimi i Bedri Spahiut u harrua, dita e clirimit u vendos te jete 29 nentori, duke bere qe edhe sot politikanet shqiptare te jene te ndare ditet e festave.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje