Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Ndertimet pa leje,"Kanceri" i zhvillimit te Shqiperise
Publikuar me 21 Tet 2010

Ndertimet pa leje,"Kanceri" i zhvillimit te Shqiperise

Qe ne fillim te viteve '90, me ardhjen e demokracise pati dhe nje perfitim nga ndryshimi i sistemit, duke zaptuar me shpejtesi marramendese cdo hapesire te mundshme publike per te ngritur ato qe nisen si kafene dhe rosticeri por qe ne me te shumten e tyre perfunduan ne lokale qe moren zgjerim perdite e me shume duke u kthyer ne biznese fitimprurese ne kurriz te shtetit, hapesires se qytetareve dhe pronareve te shpronesuar. Sot, kjo situate, pjeserisht ka ndryshuar.
Qe ne fund te viteve '90 nisi procesi i famshem antikjoske duke prishur nje pjese te ndertimeve pa leje. Qendrat urbane u preken me shume nga ruspat e ndertimoreve, kurse zonat rurale dhe rruget kombetare u lane me ne hije. Shumekush nga ne ka dalluar ne vite nese ka qene i vemendshem, se ato qe perbri rrugeve nacionale te vendit, dhjete apo pesembedhjete vjet me pare linden si kjoska "te lodhura", sot jane kthyer ne komplekse te mirefillta rezidenciale dhe biznesi, kryesisht ne lemin turistiko-hotelier. Autoritetet shteterore, e dine mire se keto kjoska qe u zmadhuan e u bene gjigante, shfrytezuan pikerisht papergjegjshmerine e strukturave shteterore perkatese qe marrin rrogat per te bere detyren. Ato, me se paku me indiference dhe me se shumti me dashje, kane lene ne kete derexhe situaten urbanistike te vendit. Ditet e sotme, situata behet edhe me serioze, madje ekspertet shprehen me nota me te ashpra dukje e cilesuar dukurine e ndertimeve pa leje si nje kancer qe po pengon realisht, zhvillimin ekonomik te Shqiperise. 
Ekspertet pohojne se nga vezhgimet ne terren del se edhe aktualisht, po ndertohet me ritme normale, nen hunden e shtetit, ne te kater anet e vendit. Ne kthina pallatesh, ne rruge pak te rrahura, por edhe me guximshem, ne rruge nacionale dhe perbri tyre, ndertimet pa leje vazhdojne pa kurrfare kriteri. Nga nje vezhgim i bere ne terren, disa prej tyre, pohojne se jane te vetedijshem per kete fakt dhe pranojne se e kane nje plan, qe kryejne ndertime pa leje. Ai eshte vetem nje: Te ndertojme sot, qe te legalizohemi neser. Duke kujtuar ketu faktin se shume te tjere e bene kete veprim vite me pare dhe sot ndodhen ne fazat e legalizimit te asaj qe atehere kurre nuk e besonin se mund te behej nje dite prona e tyre, pa qene kurre me pare prone e tyre, e trasheguar, apo e blere, por thjesht e zaptuar. Nga ana tjeter, shteti si nga mazhoranca aktuale dhe ajo e kaluar, si nga opozita e me pashme dhe ajo ekzistuese, edhe ne pushtet edhe jashte tij, kane bere as me shume e as me pak por kane zvarritur pafundesisht kete proces qe po i ze frymen vendit. Ndertime te pafundme, totalisht pa leje, te futura ne skemen e legalizimit, vazhdojne te mbeten viktima te shtyrjeve. Mjafton vetem nje fakt: Ne total llogariten mbi 360 mije ndertime informale, me rreth 300 mije parcela ndertimore te deklaruara prane njesive te qeverisjes vendore. Jane bere mbi 300 mije aplikime per legalizim, kurse jane dhene vetem tre mije tapi, ose me pak se 1 per qind e numrit te pergjithshem. 
Por sot, te ndertosh pa leje nuk eshte thjeshte te kapesh nje vend per kjoske dhe aq. Sepse "oreksi" i shume njerezve eshte zgjeruar se tepermi. Synohet te zaptohen hapesira qe mendohen si ende te pashfrytezuara, me qellim qe ne rruge te pandershme te krijohen biznese fantazme. Kjo "loje" qe behet me "aprovimin" e shtetit permes mosnderhyrjes, sipas eksperteve nuk po ben as me shume e as me pak, por po vret zhvillimin e vendit. Organizatat ekonomike ne vend, pohojne se kane raste konkrete te investitoreve serioze te huaj, qe jane penguar te shtrijne bizneset e tyre te njohura, edhe pse shteti zyrtarisht u ka ofruar mireseardhjen, per shkak te ndertimeve pa leje. Ne kete menyre, pohojne ekspertet, situata rrezikon te kthehet ne rreth vicioz dhe nderhyrja e shtetit per te mos lejuar rendimin e gjendjes, eshte e domosdoshme. re.ek Jo thjesht nje kioske Por sot, te ndertosh pa leje nuk eshte thjeshte te kapesh nje vend per kjoske dhe aq. Sepse "oreksi" i shume njerezve eshte zgjeruar se tepermi. Synohet te zaptohen hapesira qe mendohen si ende te pashfrytezuara, me qellim qe ne rruge te pandershme te krijohen biznese fantazme. Zvarritja vazhdon Ne total llogariten mbi 360 mije ndertime informale, me rreth 300 mije parcela ndertimore te deklaruara prane njesive te qeverisjes vendore. Jane bere mbi 300 mije aplikime per legalizim, kurse jane dhene vetem tre mije tapi, ose me pak se 1 per qind e numrit te pergjithshem. 
Tregu i paligjshem i 7 miliarde dollareve Sipas zyrtareve te ALUIZNI-t, procesi i legalizimeve do te beje te ligjshme pasurine e vendit, e cila ka ngelur e pavleresuar. Ky proces do te fuse ne treg nje kapital mbi 7 miliarde dollare, duke krijuar nje aktivitet ligjor te tokes, thuhet ne raportin zyrtar te Agjencise se Legalizimeve qe drejtohet nga Shaban Memia. Te dhenat zyrtare tregojne qe kane deklaruar objektet e tyre rreth 270 mije familje/ndertues. Nga ky numer, 11.535 jane objekte me shtesa, pra pallate ku secili ka nga 50-200 apartamente, dyqane, lokale, etj. Ne total llogariten mbi 360 mije ndertime informale, me rreth 300 mije parcela ndertimore te deklaruara prane njesive te qeverisjes vendore.


1174
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI