Revista
|
|
Ne shtepite e permbytura vazhdon te kete ende njerez qe jetojne aty per te ruajtur ate qe ata thone qe ka mbetur nga permbytja.Kryesisht jane burrat, te cilet levizin me varka te vogla ne mjediset perreth shtepive apo edhe per te komunikuar me fqinjet.
Asim Peqini banor i lagjes Ajasem buze Drinit e ka te pamundur te shkoje ne banese pa varke.Shtepine e Asimit e ndan vetem nje mur nga lumi Drin dhe vetem kaq te duhet qe te kuptosh se ne kete banese permbytja ka qene akoma me e madhe.Thellesia ne oborrin para shtepise shkon mbi 1.50 metra.Asimin rrefen se familjen e tij gruan me dy djemte i ka larguar tek te afermit dhe ka qendruar vete nga meraku per shtepine.
Pas asaj qe ndodhi per Asimin e rendesishme eshte demi qe eshte bere, pasi vetem nje divan dhe frigorifer ka arritur te shpetoje.Pak metra lart shtepise si per te treguar se beteja me ujin vazhdon, Asimi ka vendosur dhe nje krevat ku qendron gjate gjith nates duke fjetur jashte buze ujit qe i ka rrethuar shtepine.
Ne ultesiren e Nenshkodres dhe lagjet periferike te qytetit, prane liqenit, vazhdon situata dramatike. (UPDATE)
Nga mengjesi ne mesdite rezultojne te jene permbytur edhe 200 shtepi me shume.
Te dhenat e fundit te Ministrise se Brendshme deri ne mesdite, tregojne se ka filluar evakuimi edhe ne lagjet e qytetit, per shkak te rritjes se vazhdueshme te nivelit te liqenit dhe permbytjes se shtepive edhe ne qytet.
Niveli i lumit Bune eshte 9 metra e 11 centimetra, vetem 14 centimetra nga niveli kritik, pas te cilit edhe Buna nis permbytjet ne hyrje te qytetit te Shkodres.
Ministria e Brendshme njofton se eshte bere evakuimi i 200 personave nga lagjja Livade e qytetit. Gjithashtu vazhdojne evakuimet edhe nga fshatrat e tjere te permbytur tashme prej disa ditesh, nderkohe qe rruga qe lidh qyteti me pjesen tjeter te vendit eshte bere e kalueshme.
Ndersa ka filluar edhe dergimi i ndihmave nga kompani te ndryshme private dhe rezervat e shtetit te cilat po magazinohet ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes si dhe ne ish-uzinen e telave ne Shkoder.
Paralelisht, sipas Shtabit te Emergjences, po behet edhe planifikimi per shperndarjen e ndihmave ne komunen e Dajcit, e cila eshte edhe komuna me e madhe dhe me e prekur.
Vetem ne kete komune jane permbytur 2 mije hektare toke dhe mbi 1187 shtepi. Forcat e Armatosura qe jane vene ne dispozicion te zones se permbytur jane shtuar nga 611 ne 839. Ne total ne ultesiren e Shkodres, rezultojne te jene permbytur 10 mije hektare toke, 2.405 shtepi si dhe jane evakuuar 4 mije e 177 persona.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje