Revista
|
|
NASA ka njoftuar zbulimin e nje planeti te ri te ngjashem me token ku mund te kete jete pasi distanca e tij nga ylli mund t'i lejoje qe aty te kete uje te lengshem.
Trupi qiellor i quajtur Kepler-186-f, ben pjese ne nje sistem diellor i perbere nga 5 planete qe rrotullohen rreth yllit Kepler-186. Ylli (dielli) eshte më i ftohte dhe më i vogël se Dielli jonë.
Sistemi i ri gjindet ne yjësinë (Kostelacionin) e Mjellmës rreth 500 vjet dritë larg nga Toka. Kepler-186f eshte planeti qe ndodhet ne unazen e fundit te sistemit dhe eshte i vetmi qe ndodhet ne zonen orbitale te quajtur "zona e banueshme", e thene ndryshe, ne nje distance te pranueshme per te pasur uje te lengshem ne siperfaqe. Uji eshte baza themelore per krijimin e jetes se njeriut ne planete.
DISTANCA
Per te kuptuar sa larg eshte Kepler-186f duhet te themi se: Sateliti i pare i leshuar nga njeriu per te komunikuar jashte sistemit diellor eshte Voyager 1, i lansuar me 5 shtator te vitit 1977 dhe qe ka dale nga sistemi diellor i jone vetem nje vit mepare (2013), ndodhet ne nje distance 1.9 miliarde kilometra larg tokes ose e perkthyer ne vite drite, 0.00020083 vite drite larg. Ndersa Kepler-186f eshte 500 vite drite larg. Te pakten kemi kenaqesine e zbulimit pasi arritja atje eshte e pashprese.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
seli |
Duhet te ndjehemi te lumtur per gjetjen e nje jete te re,ndoshta ketyre njerezve u duket e pa vlere ,sepse mendojne se nuk do e perjetojne fundin e botes . Por e kane gabim jemi ne njerezit qe po e shkatrrojme kete jete dita dites.kjo jete e re qe eshte shfaqur tani shpresoj te jete si planeti yne te kete jete ajer e uje. Hënë, 27 Korrik 2015 21:04 |