Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Nano President?! Politikanët po punojnë kundër shqiptarëve
Publikuar me 26 Pri 2012

Nano President?! Politikanët po punojnë kundër shqiptarëve

Kapitulli "Partia Socialiste"
Me sa duket Fatos Nano e ka marre seriozisht punen e Presidentit. Keto dite ka kryer nje ser takimesh me Sali Berishen, Edi Ramen dhe Ambasadorin amerikan Arvizu. Biles Gramoz Ruci ka thene publikisht se nese Nano deshiron te behet president atij nuk i mjaftojne votat e PS-se. Pohimi i Gramoz Rucit tregon se brenda PS-se jane dakort me zgjedhjen e Nanos.

Kapitulli "Partia Demokratike"
Ne ndryshim me koleget e tyre Socialiste, Demokratet nuk e shprehin dot hapur se jane te detyruar te votojne Nanon per President. Berisha ka thene se do te kemi kandidatin e tyre, por akoma nuk ka nje kandidature zyrtare. Gjasat jane se do te kemi nje kandidature sa per sy e faqe nga ana e Partise Demokratike. Te gjithe e dime mire se Nano beri te mundur zgjedhjen e Presidentit Topi qe eshte aktualisht. Pra, PD ia ka borxh kete Nanos ndaj mund kemi kete skenare te ngjashem.

Skenari i zgjedhjes se presidentit
Mundesia e zgjedhjes se Nanos President eshte me se reale ndaj mund te kemi nje skenare te ngjashem. Partia Socialiste do te mbeshtese Nanon ose mund te kete nje kandidat te saj por nuk do te kete votat e nevojshme. Partia demokratike mund te kete nje kandidat te saj por edhe ai nuk do te kete mbetetjen e gjithe partise demokratike. Si pasoje gjate votimit, Nano i mbeshtetur nga PS ka te sigurta votat e majta ndersa nga PD do te kete rrjedhje te votave ashtu sic ndodhi me Topin. Per ta bere me te besueshem kete skenare, Presidenti nuk do te zgjidhet ne raundin e pare, por ne te dytin ose te tretin. E gjithe kjo, gjoja se nuk deshem te cojme shqiptaret ne zgjedhje te parakohshme dhe u detyruam te zgjedhim Nanon.

SHQIPTARET NUK DUAN NANON
Te gjitha sondazhet online tregojne se shqiptaret nuk e duan Nanon per President. Shume prej tyre thone se nuk e kane harruar shijen e hidhur qe u ka lene gjate viteve te qeverisjes se tij duke nisur nga niveli i larte i korrupsionit ne kohen kur Nano ishte ne pushtet apo si ai shumicen e kohes e kalonte neper kazinote e botes, ne vend te bente dicka te mire per shqiperine. Madje, as vete shqiptaret qe kane ide te majte ose sic njihen "te majtet" nuk e duan Nanon. Nuk duan nje president pijanec, nuk duan nje president kumarxhi, thjeshte nuk duan Nanon.
Nderkohe qe shume sondazhe tregojne se presidenti aktual Bamir Topi eshte ende i preferuar dhe ne linja te pergjithshme i eshte permbajtur kushtetutes dhe deri diku i drejte.


841
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI