Revista
|
|
Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, thuhet në një fjalë të madhe. Patriotizmi është ajo që i con kombet dhe vendet përpara” Ne kete togfjalesh fqinjet tane verior Serbe me sa duket kane vendosur ti qendrojne besnik asaj te pares pra, nacionalizmit gje qe i barazon ata me fjalet "injorante" "maskarenj" etj. Nderkohe kur gjith Europa dhe Bota e qyteteruar dhe moderne po shkon drejt Globalizimit (lloj unifikimi), disa fanatike idiote ecin akoma me ide te shek 19 kohe kur nacionalizmi pati dhe kulmin e tij ne Bote.
Serbët luftë në stadiumin italian: Vritini shqiptarët !
Beogradi është zgjuar sot i shokuar nga një ndeshje futbolli midis kombëtares serbe dhe asaj italiane, e cila u kthye në qendër të medieve ndërkombëtare jo për shkak të rezultatit, por dhunës.Dhjetëra ultranacionalistë serbë shkatërruar rrjetat e stadiumit “Luigi Feraris” në Xhenova të Italisë, duke i vënë zjarrin përveç të tjerave edhe flamurit kombëtar shqiptar.
Ndeshja u ndërpre vetëm gjashtë minuta pasi kishte nisur dhe ishte e pa mundur më pas të vijonte, pavarësisht tentativave. Madje, për huliganët jashtë kuadrit të sulmit nuk ishte as portieri i kombëtares së tyre, Vladimir Stojkoviç. Pas dhunës që shpërtheu në stadium, forcat e rendit ndërhynë dhunshëm duke shpërndarë turmën e egërsuar që shkatërronte gjithçka që kishte përpara.
E pas gjithë kësaj, 16 persona përfunduan në spital, dy prej të cilëve karabinierë italianë. Më pas, aksioni ka vijuar duke çuar në pranga 37 serbë. Gjithashtu u arrestua edhe drejtuesi i tyre, 29-vjeçari, Ivan Bogdanoviç, i cili ishte fshehur në bagazhin e një autobusi. Ai ka prerë ndarëset me tela që ndanin tifozët italianë me gati 2000 tifozë serbë në stadium.
Zyrtarët e policisë italiane u shprehen se mbrëmë “shmangën një Hejsel të ri”, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Blic”. Pothuajse të gjithë mediat ndërkombëtare i janë përkushtuar lajmit, ku një ndeshje futbolli u shndërrua pa pritur në një arenë lufte urbane.
Megjithëse ndeshja nuk kishte të bënte fare me Shqipërinë, ultranancionalistët dogjën edhe një flamur kombëtar shqiptar, duke kënduar në kor: "Ubi, ubi Šiptara"(“Vritini,vritini shqiptarët”). Për Beogradin dhe për pjesën më të madhe të popullit serb, sot ishte një dite e keqe. Përveç qytetarëve, edhe politikanët serbë reaguan, duke e quajtur një turp për Serbinë. Ambasada serbe në Romë ka kërkuar ndjesë për aktet e dhunshme të tifozëve serbë gjatë ditës së djeshme, para dhe pas takimit Serbi-Itali.
Tigrat e Arkanit pas akteve të dhunës
Kanë qenë “tigrat” e etur për gjak të famëkeqit Arkan ata që shkaktuan trazirat e dhunshme ditën e djeshme në Xhenova të Italisë.Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”, në edicionin on line të saj. Sipas gazetës, ish-njësitë paraushtarake serbe që kanë kryer masakra në Ballkan, u mblodhën dje në Itali për të shkaktuar trazira. Sipas burimit, të ashtuquajturit “tifozë” vinin nga disa lokale periferike të Beogradit, të njohur ndryshe si strofulla të dhunës serbe.
Por cili ka qenë objektivi i vërtetë i tyre? Sipas Milan Petrovic, redaktor i së përditshmes “Blic”, qëllimi i tifozëve “ultras” ka qenë politik. “T’i shkaktojnë sa më shumë probleme presidentit Tadic dhe qeverisë së tij. Sidomos, të krijojnë një klime destabiliteti për ta cuar vendin sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme”, shprehet Petrovic. Bojan Pajtic, kryetar i qeverisë së provincës autonome të Vojvodinës është edhe më i drejtpërdrejtë. “Kjo turmë nuk vepron në mënyrë spontane. Ajo është në shërbim të atij që kërkon të na ndalojë me cdo mjet kthimin në një vend normal”, thotë Pajtic. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhic. “Ai që organizoi këto protesta ndodhet në Beograd. Ky është një sulm që i bëhet drejtpërdrejt shtetit”, deklaron Karaxhic.
Serbia rrezikon pezullimin nga aktivitetet
Mediat italiane e kanë cilësuar si të paprecedentë dhunën e ultrasve në stadium, ndërkohë që Beogradi zyrtar ka kërkuar menjëherë falje. Por a do të jetë kjo e mjaftueshme për ta shpëtuar përfaqësuesen dhe federatën serbe nga dënimi i UEFA-s?Ndëshkimi më i vogël është humbja e ndeshjes 3-0 në tavolinë, por pritet që dënimet të jenë akoma më të ashpra. I deleguari i FIFA-s për këtë takim, gjeorgjiani David Petriashvili, do të paraqesë pranë institucionit drejtues të futbollit evropian raportin përfundimtar. Vendimi pritet të merret në datën 28 tetor.
Në dhënien e masës disiplinore pritet të merret parasysh edhe dhuna në kryeqytetin serb në vitin 2008, ku mbeti i vrarë një tifoz i ekipit francez të Tuluzës. Nëse përjashtohet, nuk do të jetë e para herë për përfaqësuesen sllave. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 1992, kur Serbia u la jashtë Evropianit e vendin e saj e mori Danimarka që u shpall kampione.
Ndërkohë, kombëtarja e Serbisë është rikthyer mbrëmë në Beograd, pas pezullimit të ndeshjes me Italinë, e vlefshme për grupin C në eliminatoret e kampionatit evropian Euro 2012. Futbollistët u shprehën të hidhëruar për atë që ndodhi, por nuk bënë komente për sjelljen e huligaëve ultranacionalistë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje