Revista
|
|
Nga Aldo Spahiu
Këta "ekspertet" televiziv janë fantastik, sugjerojnë që integrimi i emigranteve të kthyer mund të behet nga vet ata , duke përdorur kursimet e tyre për të hapur biznese pasi shteti është i pa përgatitur. Jarebi thuaj lum ne për “ekspertet” që kemi.
Në këtë vend ka renë fuqia blerëse prej një sërë faktorësh zinxhir dhe as ekonomia e as integrimi i emigrantëve të kthyer nuk mund të bëhet duke përdorur kursimet e tyre për të hapur biznese, që në më të shumtën e rasteve janë ekzistuese për nga natyra, ata thjesht do vegjetonin me te tjerët. Integrimi i tyre behet duke integruar gjithë ekonominë duke zhvilluar sektorët strategjik (bujqësi, turizëm, energji, menaxhimi i resurseve natyrore etj) , duke rritur eksportet, duke favorizuar produktet vendase dhe dominimin e tyre ndaj importeve.
Këta mire qe nuk lexojnë, nuk dëgjojnë, nuk pyesin, po këta nuk dine as te kopjojnë. Këta duan thjesht të dalin në televizion. Ka mjaft modele funksionale mjafton të kopjoni.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje