Revista
|
|
Mania per te lene shtetesine shqiptare duket se nuk ka shpetuar as fundvitin e kaluar. Ne limitet e fundit te muajit dhjetor, pikerisht ne datat 29 dhe 30 dhjetor te vitit te kaluar, Presidenti Bamir Topi, ka dekretuar lenien e shtetesise shqiptare per 65 persona. Te cilet nderrimin e viteve e kane perjetuar si shtetas te huaj dhe jo shqiptare. Nje ritem me te vertete i larte i lenies se shtetesise shqiptare, me te cilen perballet Shqiperia keto vitet e fundit.
Arsyet jane te ndryshme por efekti eshte i njejte. Gjate ketyre viteve te demokracise ne shqiperi eshte kthyer ne mode te lesh shtetesine shqiptare dhe te marresh nje te huaj. A mos do te thote valle, se lenia e shtetesise shqiptare te kthen ne shtetas te huaj? Besoj se jo, sepse nderrimi i shtetesise nuk nderron kombesine, pra, ne pasaportat e tyre do te vazhdoje te mbetet "Nationality: Albanian", ndaj sado qe, keta persona do te mundohen te fshehin identitetin e tyre nuk do ta arrijne komplet ate. Ndoshta shume persona e bejne kete per arsye te trajtimi me te mire nga ana e shtetin ku ata rrine, por kjo nuk eshte e vertete sepse nuk mund te mbulohet fytyra me turp per nje identitet te rreme.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje