Revista
|
|
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta në reagim të protestës së bërë nga FRESSH për ‘vdekjen e drejtësisë’ ka deklaruar se avokati Spartak Braho, prokuror i përhershëm, edhe pse jo në detyrë ka dicka që mund t’i shërbejë drejtësisë dhe Ramës, për të parë se kush ndërhyn në gjykata për të mbuluar cështjet e korrupsionit.
“Unë video origjinale unë nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho ka dicka e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel, por ai si prokuror i përhershëm, që ska nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon zonjën Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”- tha Meta.
Meta e ka ftuar Ramën në një takim para syve të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar ndihmën e Filip Cakulit në emisionin ‘Fiks Fare’ për të bërë ballafaqimet që sipas Rama i ka aq merak.
“E ftoj që duke nisur nga sot nëse Filip Cakuli na bën ndonjë favor e kur të dëshirojë me Doktorin e Sajmirin të dalë para shqiptarëve e ai të ketë orë për të dhënë prova, fakte, video, audio për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës nga qeveria apo kryeministri. Unë e siguroj atë dhe ju se do ta dëgjoj me respekt dhe vëmendje duke besuar se vërtet është i shqetësuar për këtë që po ndodh. Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio, meqë Edi na futi video-politikën, për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Kjo bëhet në emër të transparencës”- tha ai.
Te rinjte e FRESSH protestuan me nje arkivol ne supe ku shkruhej ‘Drejtesia ka vdekur’, ne reagim te vendimit te Gjykates se Larte qe e shpalli Meten te pafajshem.
Kete proteste Meta e ka quajtur te papranueshme, duke ironizuar me Ramen. “Sa per biznesin e funeraleve mendoj që nuk është njerëzore të ecim në këtë drejtim. Para se të vazhdojë me këtë biznes do ishte mirë që miku ynë i dashur Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat në 11 vjet në krye të bashkisë së Tiranës”- tha Meta.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje