Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Merkel dhe Papa Benedikti, dy Gjermanitë e ndryshme që ata përfaqësojnë
Publikuar me 05 Shk 2010

Merkel dhe Papa Benedikti, dy Gjermanitë e ndryshme që ata përfaqësojnë

Në vitin 2005 dy gjermanë të ndryshëm u zgjodhën në dy poste të rëndësishme dhe e cacra kulturore tipike u shfaq në shesh. Fillimisht , kardinali gjerman katolik Joseph Ratzinger, ish-rekrut i rinisë hitleriane nga Bavaria, i kthyer në teolog konservator u bë papa Benedict XVI. Gjashtë muaj më vonë gjermani zgjodhi kacnelaren Angela Merkel, një grua pa fëmijë dhe protestante e martuar dy herë nga Gjermania Lindore e zotuar që të rinovonte vendin dhe partinë Demokristiane. Në vitet që kanë pasuar papa dhe kancelarja kanë punuar thuajse në opozitë konstante ndaj njëri-tjetrit edhe pse kjo, të paktën deri së fundmi ka qëndruar pas perdeve. Beteja e tyje mund të përcaktojë nëse konservatorët kanë një të ardhme apo jo në Evropën e re, dhe nëse po, cila është ajo.
Merkel dhe Benedict ndajnë të njëjtën bazë politike edhe pse kjo është e çuditshme: Unionin Demokristian të lindur pas Luftës II Botërore. Filozofia e kryeministrit konservativ të Gjermanisë perëndimore të pasluftës ishte që të mos kishte ngecje në të  shkuarën naziste, por të vazhdonte përpara me rimëkëmbje ekonomik dhe integrim në aleancën perëndimore përkrah me respektimin e konservatorizmit të fortë. Në Gjermaninë perëndimore të dominuar nga katolicizmi, kisha kishte influencë të jashtëzakonshme në politikën e shtetit për sa i përket abortit, edukimit seksual, roleve gjinore të përmbledhura nga programi i Demokristianëve për femrat: Kinder, Kucher, Kirche (fëmijët, kuzhina, kisha). Barazia ligjore ndërmjet meshkujve dhe femrave nuk u përfshi në ligje deri në vitin 1958. Deri nga viti 1967 vetëm disa prej deputetëve të partisë Demokristiane ishin femra. Edhe pasi muri i Berlinit ra dhe Helmut Kohl u zgjodh në krye të Gjermanisë së ribashkuar, demokristianët mbetën një parti e dominuar nga meshkujt dhe tradicionale që lartësonte bërthamën e familjes për një shtet që e ka frikë zotin. Thënë shkurt ishte përcaktimi i saktë i demokracisë euro-kristiane. Në kohën kur Merkel u shfaq në skenën politike kombëtare ky konservatorizëm ishte tashmë jashtë mode, ashtu si Lufta e Ftohtë që e kishte konservuar. Që kur mori drejtimin e demokristianëve në vitin 2000 Merkel ka vazhduar të rikonfigurojë në mënyrë dramatike politikën gjermane, një rindërtim që përçon mësime të vlefshme për konservatorët në gjithë Evropën. “Edhe pse programi zyrtar i partisë përcakton akoma mbrojtjen nga shteti të martesës dhe familjes për sa i përket realitetit social dhe lidershipit të partisë, ku bëjnë pjesë më shumë se asnjëherë njerëz të divorcuar, pa fëmijë, beqarë dhe homoseksualë partia ka zbuluar një qëndrim mahnitës për sa i përket bashkëjetesës mendjehapur”, shkruan gazetarja gjermane, Mariam Lau në portretin e Merkel “Partia e fundit popullore: Angela Merkel dhe modernizimi i Unionit Demokristian”.
“Merkelizmi”, siç e quan Lau paraqet një pragmatizëm të guximshëm mbi çështje që nga Islami e deri tek ndryshimi i klimës. Kur demokristiani i vjetër zgjodhi Merkel si drejtuese të partisë mendohej se ajo do hapte bastionin e fundit gjerman drejt një brezi të ri konservatorësh. Por, sipas Lau-t, skeptikët standardë u përballën me një surprizë të madhe. Merkel dhe ish-ministrja e saj energjike, nëna e shtatë fëmijëve Ursula von der Leyen e rindërtuan në mënyrë radikale modelin e familjes gjermane. Feminizmi i ri konservator i saj mund të quhet tashmë Kinder, Kirche, Karriere. Sot ka vend për çiftet e pamartuara, nënat beqare, marrëdhëniet pa fëmijë, madje edhe për çiftet gej në familjen gjermane dhe në lëvizjen konservatore të Gjermanisë. Katolikët konservatorë nuk e kanë përjetuar me gëzim revolucionin kulturor të Merkel duke u kthyer nga papa katolik i lindur në Gjermani, Benedict XVI si mbrojtësi i gjithçkaje që Merkel shpërfill. Nëse zgjedhja e saj në vitin 2005 fliste për vullnetin e konservatorëve gjermanë për të hapur partinë e tyre ndaj votuesve të rinj, papati i tij përfaqëson një version të kthyer mbrapa në kohë të Evropës së vjetër, të një kohe kur demokracia kristiane e stilit Adenauer, sundonte pa sfida. Në të vërtetë, ngritja e Benedict-it në papat u trajtua gjerësisht si një triumf i konservatorizmit gjerman. “Ne jemi papa!” trumbetonte gazeta “Bild-Zeitung” në një titull të madh, duke përcaktuar standardet për pjesën tjetër të shtypit gjerman. Në shënimet mbi të shkuarën intelektuale të Ratzinger idetë reaksionare mbi femrat kanë kaluar pa u përmendur. Media “u çmend” nga emocionet e në veçanti “Die Welt” tabloidi i përditshëm i Axel Sprinder, i cili ka në pronësi dhe “Bild-Zeitung”. Kur Ratzinger u emërua Papë, korrespondenti i “Die Welt” në Vatikan, Paul Badde pranoi se Benedict-i ishte “zgjedhur nga Zoti”. Edhe Merkel e cila zor se do e kishte vlerësuar sugjerimin e Ratzinger në vitin 2004 që femrat duhet të veprojnë duke u bazuar në Gjenezën 3:16 “Dëshirat tuaja do jenë për bashkëshortin tuaj dhe ai do ju sundojë” qëndroi në heshtje, në mënyrë që të mos ofendonte katolikët në partinë e saj. U desh që të vinte dita përkujtimore e Holokaustit që çarja mes Gjermanisë së Merkel dhe Gjermanisë së Benedict-it të bëhej publike. Në fillim të vitit 2009 Benedict njoftoi për rehabilitimin e sektit të Shën Pios, i cili përfshinte dhe peshkopin anglez, Richard Williamson, i cili kishte mohuar publikisht rëndësinë e Holokaustit një vit më parë. Në Gjermani, ku mohimi i Holokaustit është krim, lëvizja e Benedict-it bëri rikoshet duke shkaktuar lëvizje e protesta masive. Faqja editoriale e “Bild-Zeitung” sinjalizoi se shëtitja e qetë e papës kishte përfunduar: “Papa ka bërë një gabim serioz. Fakti që ai është një papë gjerman e bën akoma më të rëndë këtë gabim”. Dhe Merkel e vuri atë para përgjegjësisë me një gjuhë aspak karakteristike. “Kjo nuk duhet të lejohet të kalojë pa pasoja”, tha ajo. Alan Posener, një opinionit i shquar dhe i pavarur për “Die Welt”, i njohur për sionizmin e tij të fortë kishte vendosur të shkruante një libër kritik për Benedict-in në vitin 2008, por nuk gjeti mbështetës për idenë e tij; botuesit gjermanë nuk e merrnin përsipër. Pasi ndodhi ky debat gjithçka ndryshoi. Në shkurt të vitit 2009 Posener po bënte ski në alpet austriake, kur agjenti i tij i telefonoi për t’i thënë se ofertat nga botuesit po vërshonin lumë. Në “Krusada e Benediktit”, Posener argumenton se agjenda aktiviste e Benedict-it është një markë fondementalizmi që ka më shumë lidhje me radikalizmin islam se me ndonjë lloj demokracie bashkëkohore kristiane. Posener nuk e përmend drejtpërdrejt Merkel, por nënteksti i tij është thyerja thelbësore mes Benedict-it dhe demokristianëve si Merkel dhe mbështetësit e saj.
Reagimet ndaj librit të Posener e kanë bërë të qartë se edhe pse në epokën e Merkel besnikëria ndaj papës është e thellë. Botuesi i Posener, pesha e rëndë gjermane Ullstein Verlag kishte planifikuar ta hapte fushatën e publicitetit të librit me një debat publik në kolonjë, qendër e katolicizmit. Por nuk kishte asnjë sallë që ta mirëpriste. Në mënyrë të ngjashme libraritë refuzuan kërkesën e Ullstein për të mbajtur sesione leximi, e shumë prej tyre refuzuan ta mbajnë librin edhe për ta shitur. Teksa zënka arriti kulmin e saj Merkel u përball me vërejtje të mëdha politike në zgjedhjet e vitit 2009; edhe pse ajo e mbajti sërish postin e saj, partia shfaqi performancën më të dobët në 60 vjetët e fundit me katolikët që i qëndruan larg e kjo sipas analistëve për shkak të kritikave të saj ndaj Benedict-it. “Unioni Demokristian është një parti shumë katolike ende”, konkludoi një prej aleatëve politikë të Merkel pas rezultateve të zgjedhjeve. Me hendekun mes Gjermanisë së Papës dhe Gjermaninë e zgjeruar të kancelares, Merkel mund të rrezikojë të bjerë brenda. Sfida e Merkel duhet akoma të ndërtojë urën, duke dhënë prova se një parti konservatore moderne mund të integrojë gjithë konservatorët gjermanë, që nga qendra e deri tek e djathta e largët. Nëse ajo ka sukses, atëherë Merkelzimi do jetë e ardhmja e Gjermanisë.


Çarja publike mes dy gjermanëve


Çarja publikes mes kancelares dhe Papës lindi vitin e kaluar kur pas rehabilitimit të një peshkopi që e kishte vënë në dyshim Holokaustin, kancelarja gjermane Merkel, i bëri thirrje Papës Benedict XVI që të distancohet në mënyrë "shumë të qartë" nga mohimi i Holokaustit. Kërkesa e kancelares erdhi pas një pakënaqësie të liderëve katolikë gjermanë ndaj vendimit të Papës për rehabilitimin e Richard Williamson që vuri në dyshim kohë më parë faktin e vrasjes së 6 milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas Merkel, ajo vetë nuk e besonte se Vatikani ishte shprehur qartë në lidhje me qëndrimin ndaj Holokaustit pas aktit të Papës. Papa Benedict XVI shprehu solidaritet të plotë dhe të padiskutueshëm me hebrenjtë e persekutuar gjatë luftës, por siç duket kjo nuk i ka mjaftuar disa liderëve katolikë në Gjermani, të cilët i kanë bërë thirrje Atit të Shenjtë të revokojë rehabilitimin e peshkopit që vuri në dyshim Holokaustin. Pas kësaj, Merkel ka këmbëngulur se Papa duhet të bëjë një deklaratë më bindëse në lidhje me qëndrimin e Vatikanit, pasi veprimi i fundit ka hedhur shumë dyshime mbi të. Kleri katolik gjerman ka kërkuar gjithashtu që, ata që mundësuan ripranimin e Williamson, duhet të përballen me pasoja. Vatikani u mbrojt duke deklaruar se pranimi i peshkopit nuk do të thotë që Selia e Shenjtë ndan me të të njëjtat pikëpamje. Benedict XVI vizitoi një sinagogë gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani si Papë dhe gjatë gjithë vizitave të tjera, i ka kushtuar vëmendje komunitetit hebre. Për sa i përket çështjes në fjalë, ajo është shumë e ndjeshme në Gjermani, vend ku mohimi i Holokaustit konsiderohet si "krim". Williamson, në një intervistë të transmetuar në një televizion shtetëror suedez është shprehur se të gjitha materialet historike flasin kundër faktit se gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë në dhomat e gazit 6 milionë hebrenj, si pasojë e politikës së Hitlerit. Ai citoi deklaratat e refuzuesve të tjerë të Holokaustit. sipas të cilëve në kampet naziste mund të jenë vrarë 200 deri në 300 mijë hebrenj, por asnjëri nuk është vrarë në dhomat e gazit. Ndërkohë, acarimi mes dy liderëve, njëri shpirtëror e tjetra politike vazhdoi kur Vatikani nuk e pranoi kërkesën e kancelares Angela Merkel për t'u pozicionuar qartë ndaj mohimeve nga peshkoi Richard Williamson të Holokaustit. Gjykimi i Papës Benedict XVI "nuk mund të ishte më i qartë", tha një zëdhënës në Romë. Papa deklaroi në një audiencë të përgjithshme shprehimisht "solidaritet të plotë" me hebrenjtë, dhe është distancuar nga mohuesi i shfarosjes së hebrenjve. Merkel nga ana e saj, deklaroi se pozicionimi "nuk është i mjaftueshëm".


1125
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI