Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Mediat Italiane vënë në provë Miss Kosovën dhe Miss Serbinë
Publikuar me 13 Pri 2012

Mediat Italiane vënë në provë Miss Kosovën dhe Miss Serbinë

Dy ditë mëparë Media Italiane "Italia Uno" në programin "Le Iene" (Hienat) kushtuar qendrës "Rondine, Cittadella della pace" (Dallendyshet, qyteza e paqes) e cila ka për qëllim promovimin e paqes mes qytetarëve që kanë konflikte etnike apo probleme nacionaliste.

Mes këtyre qytetarëve ishin edhe Miss Kosova dhe Miss Serbia të cilat u morën në pyetje nga ky televizion.
Pyetjes nëse ato e urrenin njëra-tjetrën, ato u përgjigjen se nuk e urrenin njëra-tjetrën dhe se ishin mikesha të mira.
Mirëpo gazetari u bëri pyetjen "1 milion diollarëshe" nëse ajo si serbe e njihte pavarësinë e Kosovës ajo u përgjigj "Jo, nuk e njoh dhe se kosova është pjesë e serbisë".
Ndërsa Miss Kosova iu përgjigj se tashmë Kosova është republikë më vete.

Pavarësisht bindjeve të tyre gjeopolitike ato u shprehen se mbeten mikesha se së shpejti ne Beograd do të ketë një takim mes tyre.

Videon mund ta shikoni ne linkun e mëposhtëm:

Video e Miss Kosoves dhe Miss Serbise


967
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI