Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Media kroate: Vuçiç ka baba shqiptar. Musliu: Ja njoh nënën, por s’është im bir
Publikuar me 19 Tet 2014

Media kroate: Vuçiç ka baba shqiptar. Musliu: Ja njoh nënën, por s’është im bir

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka prejardhje shqiptare nga babai. 

Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe është gazetari shqiptar Fahri Mysliu. 

Portali Dnevno.Hr ka postuar edhe fotografi të Mysliut dhe Vuçiç, për të potencuar ngjashmëritë ndërmjet tyre. 

Ndërkaq, në librin "Haske muke" (Vuajtje e Hagës), të autorit Ljubisa Petkovic, ish-nënkryetar i Partisë Radikale Serbe, thuhet se xhaxhai i Vuçiç ka qenë ustah. 

"Vuçiç ia ka dhënë besën babait të tij Fahriut se Kosova do të ndahet nga Serbia" shkruan portali Dnevno.Hr. 

Më pas aty theksohet se Fahri Mysliu ka punuar në "RTS", ku ka punuar edhe nëna e Vuçiç. Ndërkohë, gazetari Fahri Mysliu ka mohuar se është babai i kryeministrit aktual serb Aleksandar Vuçiç. 

Ai ka thënë se biografia e Vuçiç mund të gjendet në "Google" dhe se gjithçka tjetër është spekulim. 

Mysliu ka mohuar shkrimet në një portal kroat ku thuhet se Mysliu është babai i Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Të gjitha këto ai i ka quajtur spekulime dhe dezinformata. 

Në bashkëbisedimin me gazetarin e gazeta "Expres", Fahri Mysliu i thotë gazetarit se nuk ka punuar në Radio Televizionin Serb, ku thuhet se ka punuar edhe nëna e Vuçiç. 

Më tej Mysliu sqaron se nëna e Vuçiç ka qenë gazetare, korrespondente e TV të "Novi Sadit" e pastaj ka kaluar në "RTS". 

Mysliu thotë se në të gjitha intervistat televizive nuk ka pasur kurrë ndonjë pyetje të ngjashme, në lidhje me atësinë e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

"Atë që nuk është e imja nuk mund ta pranoj dhe kjo është e vërteta", - tha Mysliu.


2760
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI