Revista
|
|
Klasifikimi i agjencisë “The lonely planet” për Shqipërinë si një vend tërheqës sa i përket turizmit, ka qene ne fokus te mediave me te mëdha gjermane te cilat kane bere një reportazh për bregdetin shqiptar.
Ndryshe nga sa pritej, reportazhi me titull “Shqipëria, viktime e betonizimit ne bregdet”, i pasqyruar ne “Deutche Welle”, “Die Welt” e “Shpigel” nuk është me nota optimiste për vendin tone.
Ai nis me rrëfimin e një çifti te ri, te cilët duke iu referuar “The lonley planet” zgjodhën Shqipërinë si vendin për te kaluar pushimet verore. “Dirku e kishte imagjinuar krejt ndryshe rivierën shqiptare. Plazhet e virgjra me rërë te bardhe, por ne këtë bregdet kudo qe ishte e mundur gjeti gjurme betoni”, shkruan gazetarja gjermane Brigit Ulrish.
Betoni pushton bregdetin nga Vlorë deri ne Himarë. Ne Sarandë, sipas saj, gjendja është me dëshpëruese. Makinat e betonit enden ne rruge çdo ore. “Çdo dite ngrihet një godine” shkruan Ulrish, qe e krahason cilësinë e arkitekturën e tyre me godinat e modelit sovjetik. Megjithatë, thotë gazetarja gjermane, disa sipërmarrës te vegjël po tentojnë te shpëtojnë atë qe është për t’u shpëtuar, duke ofruar disa metoda interesante dhe karakteristike pushimi e argëtimi. Vizion+
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje