Revista
|
|
Formimi i nje partie islamike ne Kosove po ben jehone ne mediat e huaja qe te shqetesuara po pyesin nese kjo levizje do te veje ne rrezik laicitetin e shtetit me te ri ne Evrope.
Disa Agjensi te huaja lajmesh kane bere nje analize ne terren duke pyetur liderin e levizjes Bashkohu dhe opinioniste qe jane kunder te formimit te saj si parti. Arsim Krasniqi, lideri i kesaj levizjeje, thote se partia do te quhet "Levizja Islamike Bashkohu". Fjala "Islamike" ka beje me faktin se kjo parti do te promovoje idealet e islamit.
Por a mund te cenoje laicitetin e shtetit te kosoves kjo parti? Ne rradhe te pare duhet nenvizuar se nje parti me baza fetare nuk eshte e mirepritur nga aktori nderkombetare. E dyta, Kosova si nje shtet i sapo krijuar ka probleme me te medha se kjo, ndaj krijimi i nje partie te tille vetem do t'i shtonte me shume probleme ne integrimin e saj ne strukturat nderkombetare si OKB, BE apo NATO. Ideologjite fetare shtojne probleme sociale, shpesh here duke mbivendosur mbi ligjet dogmat fetare. Mjafton te shohim se te gjitha shtetet arabe perfshi Turqine kane probleme me lirine dhe te drejtat e njeriut.
Mediat e huaja shkojne dhe metej duke shtruar pikepamje mbi financimin e kesaj levizjeje nga organizata Wahhabiste qe kane hyre thelle ne hierarkine muslumane te Kosoves. Fuad Ramiqi pyetur nga SetTimes, thote se prapa kesaj partie mund te jene lidhje indirekte me Al-Qaeda-en.
Levizja Bashkohu, kohet e fundit ka pasur ne qender te saj si shamite neper shkollat shteterore, ndertimin e mega-xhamie ne qender te prishtines ku nuk kane munguar disa pjestare te levizjes VeteVendosje.
Ne kete pozicion qe ndodhet sot Kosova besoj se kush eshte vertete shqiptare duhet te distancohet nga kjo levizje sepse feja te mbush shpirtin por jo barkun.
Dikur Pashko Vasa thoshte: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria", por kjo te sjell ne mend se kush i nxit keto levizje mund te jete realisht SHQIPTARE.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje