Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Më në fund një ish i përndjekur politik godet përsekutorin e tij. Më fiku cigaren ne balle ne 1975
Publikuar me 23 Shk 2012

Më në fund një ish i përndjekur politik godet përsekutorin e tij. Më fiku cigaren ne balle ne 1975

Ne 20 vjet demokraci te gjithve na ka qelluar te degjojme histori nga me barbaret te kryera kryera gjate rregjimit komunist nga hetuesit dhe prokuroret e asaj periulle.Ne te kundert nga persekutoret e tyre, ish te perndjekurit politik, me gjith zemerimin dhe vuajtjet e medha te hequra mbi shpinen e tyre nuk jane shfaqur asnjehere agresiv gjate dy dekadave demokraci. Ajo qe te gjithve ne mund te na beje pershtypje ne kete histori eshte se ish i perndjekuri Gjergj Ndreca eshte i pari vuajtes i rregjimit qe mendoi te hakmerret disi per vuajtjet e tij te shumta.
Para pak ditësh ai sulmoi deputetin e PD, Ilir Rusmali. Ndërkohë që mbrëmë, vetëm pak kohë pasi ishte liruar nga prangat, ka goditur avokatin Agim Tirana. Ndreca e ka goditur disa herë me grushta avokatin, që ka qenë më parë zyrtar i prokurorisë. Në polici Ndreca ka deklaruar se e ka goditur avokatin si hakmarrje për keqtrajtimet që i ka bërë në hetuesi në vitin 1975. “E godita sepse më ka fikur cigaren në ballë,” tha Ndreca. Pas ngjarjes, avokati ka bërë kallëzim për Ndrecën. Policia e ka gjetur atë në një lokal pranë vendit të ngjarjes, diku pranë selisë së ish- të përndjekurve.


1001
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI