Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Mberrin Windows Vista. Zyrtare 30 janar 2007
Publikuar me 31 Jan 2007

Mberrin Windows Vista. Zyrtare 30 janar 2007

Fillimisht starti i shitjes së sistemit "windows vista" të Mikrosoftit ishte planifikuar në nëntor të vitit të kaluar, por për shitje në vitrinat e tregtarëve gjermane ai doli sot.
Sistemi i ri operativ i kryesuesit të tregut nga Redmondi, e bën më të lehtë përdorimin e kompjuterit dhe i mbron më mirë ata nga ataket në internet.

Të martën më 30 janar mikrosofti prezantoi shpresën e re të fitimit dhe të zhvillimit në fushën e kompjuterëve. Pas vitesh krijimi dhe një çerekshekulli shtyrje të lëvrimit më në fund e kemi sistemin e ri të operimit Vista. Dhe njëkohësisht në katër versione të ndryshme me tre kushte të ndryshme licencimi, nga versioni më i lirë për 89 euro pa mbështetje teknike, në gjermanishten e re të quajtur "support", deri në versionin High-End për 499 euro, që nuk lë dëshirë pa plotësuar.


Rreth 29 përqind humbje fitimi i ka kushtuar në kuartalin e fundit futja me shtyrje në treg gjigandit të softwareve nga Redmondi dhe megjithatë aksionet e mikrosoftit u rriten. Sepse çdo depozitues kapitali e di, kur Mikrosofti fut një sistem të ri për kompjuterat është si të marrësh një licencë për të shtypur para. Sepse herët apo vonë Vista do të futet në më shumë se 90 përqind të të gjithë kompjuterave, si versionet paraardhese të saj Windows 95, Windows 2000 dhe Windows XP, megjithëse ka mjaft alternativa të leverdisshme.


Më shumë se njëmijë funksione të reja i kanë dhënë Vistes së re krijuesit e softwarit duke i kushtuar shumë rëndësi sigurisë nga ataket keqdashëse nga interneti. Kush do të ketë monitorin transparent tredimensional duhet të blejë menjëherë një kompjuter të ri. Sepse Vista e re nuk mund të instalohet tek kompjuterët e vjetër dhe të dobët.

Një ligj i vjetër në degën e kompjuterëve thotë se një version i ri i Windows nuk çon vetëm më rritjen e volumit të transaksioneve dhe të fitimeve për mikrosoftin, por edhe për prodhuesit e kompjuterëve. Në fakt instituti i hulumtimit të tregut Gartner pret që 80 përqind e të gjithë kompjutereve të blerë në vitin 2007 nuk mund të pajisen me vista, megjithatë është vetëm çështje kohe, derisa vista të sundojë kompjuterët e kësaj bote.

Sipërmarrjet gjermane duan të lënë të kalojë kohë deri te kalimi tek Vista. Vetëm 16,5 përqind sipas një anketimi planifikojnë kalimin që kete vit, rreth 48 përqind mendojnë të presin për një moment të mëvonshëm, dhe 35 përqind nuk duan të dinë aspak për Vista. Nuk ka shumë kohë, që vista ndodhet në sirtar dhe sherri ka nisur. Një aleancë e softwareve, ku bëjnë pjesë nder të tjera IBM, Nokia, Sun Micorsystems, Oracle, Adobe, Real Networks dhe Red Hat, është ankuar tashmë tek komisioni i BE-së për visten.

Argumentimi me Windows Vista mikrosofti vazhdon praktikën e dënuar nga komisioni i BE-së për pengimin e konkurrencës. Vista është hapi i parë në strategjinë e mikrosoftit, për të zgjeruar pozicionin sundues në treg edhe te interneti.


1378
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI