Revista
|
|
Per fat te keq ende pas 22 vitesh demokraci mashtrimi i vajzave shqiptare per ti çuar ne rruget e botes per t'i kthyer ne prostituta vazhdon edhe ne ditet e sotme ku cdo kush mund te dale lirisht per te vizituar evropen pa pasur nevoje qe dikush t'u siguroje nje vize.
Historia e nje vajze shqiptare qe e sjell gazeta "Corriere della sera" tregon se mekanizmi i mashtrimit funksionon persosmerisht duke rekrutuar vajza te reja, studente.
Anja (pseodonim) eshte vajze e re 22 vjece, punon ne nje dyqan si estetiste dhe njekohesisht eshte studente ne Tirane. Rastesisht, nje dite ajo takon nje vajze, Maria, (pseodonim) ne nje bar te tiranes e cila i premton nese deshiron te vizitoje Torinon mund te vije te qendroje disa dite tek nena e saj. Diten kur shkon ne aeroport ajo takon edhe dy shqiptare te tjere ku njeri prej tyre prezantohet si i dashuri i shoqes (Marias). Sapo ka hipur ne aeroplan, Maria, i ka kerkuar t'i jape bileten dhe pasaporten duke e genjyer mbi procedurat aeroportuale dhe Anja ka filluar te dyshoje. Me te mberritur ne Milano, Maria, ka ndryshuar plan duke i thene asaj se i duhet te shkoje ne milano per disa vizita. Tashme Anja e ka kuptuar se ne duart u kujt ka rene.
Fillimisht eshte derguar ne nje shtepi larg qendres ku pervec dokumentave i eshte marre telefoni dhe gjera te tjera personale. Trafikuesit dhe tutoret e kane kercenuar me jete atë dhe familjen e saj nese do te ishte larguar. Maria e ka shoqeruar ne trotuaret e Milanos ku i ka mesuar se si te sillet me klientet.
Pas nje jave i eshte afruar nje makine ne te cilen ndodhej nje shqiptare dhe e ka gjetur ate duke qare ulur ne trotuare. Anja e i ka kerkuar ti telefonoje nje te afermi te saj e mepas policise e cila ka bere te mundur venien ne pranga te pese personave mes te cileve Marian, shoqeruesin dhe te gjithe ata qe kane marre pjese ne organizate. Jane cliruar nga xhelatet e tyre edhe tre vajza te tjera shqiptare dhe nje polake.
Histori te tilla kemi degjuar dhjetera apo qindra here por ajo qe bie ne vesh te shurdher eshte kjo plage shoqerore qe vazhdon te injorohet nga qeveritaret si majtas dhe djathtas, gjoja se tani jemi ne NATO, kemi liberalizim vizash dhe te tilla probleme nuk ekzistojne më. Nevojitet nje sensibilizim rrenjesor kundrejt trafikimit te qenieve njerzore sidomos per qellime prostitucioni. Shume vajza te reja shqiptare genjehet lehte me premtime per nje jete me te mire nga persona qe shfaqen prapritmas ne jeten e tyre.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje