Revista
|
|
Martin Luther King u vra për shkak të një shpërblimi 65.000 dollarësh të vendosur për kokën e tij nga Ku Klux Klan, sipas një libri të ri. Vrasësi Xhejms Wrl Rei ishte në burg kur ai tha se kishte dëgjuar në rrjetet aty brenda se Ku Klux Klan do të paguante këdo që do të vriste liderin amerikan me ngjyrë të të drejtave civile. Autori i librit thotë se në vitet 1960, KKK ishte një organizatë e stilit të Al Kaedës sot, që mblidhte para për një “luftë të shenjtë”, kundër njerëzve me ngjyrë. Libri me raportet e FBI-së, “The Awful Grace of God”, është shkruar nga historianët amerikanë Stuart Ueksler e Lerri Hankuk, të cilët kanë kërkuar rihetimin e ngjarjes.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje