Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Marina amerikane ka topin elektromagnetik të Tesllës!
Publikuar me 02 Mar 2012

 Marina  amerikane ka topin elektromagnetik të Tesllës!

Kohë më parë është publikuar se amerikanët kanë prodhuar topin elektromagnetik me një fuqi jashtëzakonisht të madhe dhe radijus deri në 160 km, që shkrepë municion disa herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Lajm i ri është që marina-forcat detare amerikane janë të kënaqura me këtë armë të shekullit 21.

Kjo armë, dedikuar marinës luftarake-forcave luftarake detare të SHBA-ve, tani për tani është si prototip, lëviz nëpër shina-binar dhe shkrepë municionin e vet me ndihmën e fushës elektromagnetike dhe energjisë elektrike. Topi elektromagnetik është testuar në Virgininë veriore, ndërsa gjatë 5 viteve të ardhshme do të verifikohet a mundet kjo armë më shpejtë të ftohet dhe të shkrepë më shumë municion brënda një minute.

Municioni i shkrepur arrinë shpejtësinë prej 9.010 km në orë, që është më shumë se 7 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Dëshira e marinës luftarake amerikane  është që topi të mund të shkrepë deri në 10 granata në minutë, ose më saktësisht në çdo 6 sekonda. Projektilet e këtij topi peshojnë 18 kg dhe nevojitet të hulumtohet a munden këta projektila dhe sistemi i vendosur për komandim dhe dirigjim satelitor (GPS) ta përballojnë këtë efikasitet.

Vlerësohet se topi i këtillë mund të ofrojë mbrojtje dhe mbështetje desanteve, duke goditur anijet kundërshtare si dhe të mbrojë anijen në të cilën ndodhet, nga projektilat drejtuar asaj luftanije. Topat e tanishëm të marinës të kalibrit 5 inça (12.7 cm), arrinë largësinë deri në 24 km.

Zhvillimi i topit elektromagnetik ka filluar më vitin 2005 dhe deri më tani ka kushtuar 240 milion dollar. Mediumet përkujtojnë se këto janë vepra të Nikolla Teslës, që besohet se fshehin fuqinë e jashtëzakonshme dhe të mistershme të armës elektromagnetike, si dhe dokumentacionin që është zhdukur fill pas vdekjes së Nikolla Tesllës, në bazë të cilëve ata e quajnë këtë armë. 

Arma e shekullit 21, siç e kanë quajtur ekspertët rus, testohet gati disa vite, ndërsa ekspertët amerikan në fushën e mbrojtjes janë të kënaqur me testimet e fundit.



1497
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI