Revista
|
|
Irani është kthyer në një makth të vërtetë. Çështje psikanalistësh. Kompetenca e politikanëve, diplomatëve dhe ushtarakëve nuk mjafton më. Kujt i duhen më shumë prova për të kuptuar provokimin që shkakton Republika Islamike në kancelaritë dhe shtabet e përgjithshme të superfuqive apo fuqive të zakonshme, perëndimore apo lindore. E pra, në lojë është një botë e tërë: nga Uashingtoni, duke kaluar përmes Europës, Arabisë Saudite, Emirateve Arabi dhe Izraelit. Sytë e të gjithëve janë tashmë te Irani. Dhe, të gjitha ilaçet e mundshme, të studiuara deri tani, nga dialogu te sanksionet, të lehta apo të ashpra duken të paefektshme apo të papërshtatshme. Irani është një makth i vërtetë. Psikanalistët mund të na ndihmojnë të dallojmë fantazmat nga realiteti. Kronika e përditshme nuk është e mjaftueshme, dhe as një lexim i thjeshtë i fakteve.
Dje u zhvilluan protesta e manifestime para ambasadave europiane në Teheran, asaj të Italisë, Francës e Gjermanisë.
Disa dhjetëra milicë ishin mobilizuar për të hedhur parulla të tilla e për të qëlluar me gurë ndaj këtyre ambasadave.
Ishte një mizanskenë e një teatri të provincës. Para ambasadës u dëgjuan britmat: “vdekje Italisë”, “vdekje Berluskonit”. Domethënia nuk ishte për t’u lënë pas dore. Leximi i parë mund të harrohet menjëherë. Do të ishte naive të mendohej për reagime nacionaliste spontane. Manifestimet do të kishin pasur të tjera dimensione, do të ishin më të fuqishme nëse do të kishte pasur një përgjigje ndaj qëndrimit të ashpër të mbajtur nga Italia, Franca e Gjermania, lidhur me sanksionet që do t’i vendosen regjimit iranian për të pranuar disiplinën bërthamore.
Ato manifestime ishin për përdorim të jashtëm. E gjithë ajo që ndodh sot në Teheran është për përdorim të jashtëm.
Që prej një jave, Mahmud Ahmadinejad po bën lëvizje që janë të padeshifrueshme, të pakuptueshme, nëse nuk do të ishin të destinuara për të larguar e për të cenuar opozitën në prag të përvjetorit të 30-të të ngjitjes në pushtet të Ajatollah Khomeinit. Takimi është i rëndësishëm, mund të bëhet vendimtar.
Zhvillimi i tij do të zbulojë stabilitetin e regjimit më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve problematike të verës.
Sot, më 11 shkurt, opozita ka për qëllim të infiltrohet e të ndërhyjë në celebrimet e mëdha të programit, dhe ky do të jetë një sulm i fundit. Nëse do të dështonte, do të braktisej në shtypje.
Duke shfaqur forcën e saj, do të ripërjetonte luftimet e brendshme mes atyre që mbrojnë Republikën Islamike, që do të thotë superfuqia e fetarëve.
Në lojë janë gjëra të rëndësishme.
Duke denoncuar vendet europiane me atë grusht milicësh të veshur si manifestues, duke i akuzuar si pengues të marshimit iranian drejt çështjes bërthamore, drejtimi suprem i Khameneit dhe i nënshtruari i tij, Ahmadinejad nënvizuan tezën e një komploti ndërkombëtar. Khamenei dhe Ahmadinejad e përdorin çështjen bërthamore kundër kundërshtarëve, të konsideruar si tradhtarë të vendit, me pas u mohojnë të huajve të drejtën e kësaj energjie, që është kthyer në simbol të pavarësisë kombëtare.
Nuk ka asgjë më të rreme se kaq, por është kështu.
Java e Ahmedinexhad u karakterizua nga një kthesë e bujshme.
E kuptueshme vetëm në dukje.
Të martën ai u shpreh pro pasurimit të uraniumit në Rusi e më pas në Francë, duke pranuar një nivel që përjashton atë ushtarak.
Të premten e kaluar, ministri i tij i Jashtëm e njoftoi këtë pakt si shumë të afërt.
Të dielën, Ahmadinejad ndryshoi mendim: urdhëroi drejtorin e agjencisë bërthamore të merrej ai vetë me pasurimin e uraniumit në masën 20 për qind për përdorim farmaceutik. Kaq i zbehtë është kompromisi që dukej se ishte arritur në tetor. Është e padobishme të kërkosh një logjikë në planin teknik për vendimin e Ahmadinejad. Duke kontrolluar pasurimin e uraniumit, ai mund të çojë atë me vështirësi në nivelin e realizimit të një bombe, nëse do të kishte ndonjëherë një qëllim të tillë, në një hapësirë kohore të arsyeshme dhe pa një ndihmë të jashtme.
Ka vetëm një shpjegim të menjëhershëm: duke hapur polemikën në planin ndërkombëtar, është më e lehtë të akuzosh opozitën për bashkëpunim me forcat e huaja, dhe ndaj mund ta diskreditosh atë dhe ta shtypësh.
Kjo e fundit është sfiduar një herë me shumë ashpërsi mbi miqtë e Hossein Moussavi dhe Mehdi Karubi, dy të pafatëve që ishin kandidatë për presidencën.
Moussavi ka dërguar përkrahësit e tij të bashkohen me manifestimet zyrtare për të kundërshtuar regjimin.
Dhe, ish-presidenti Mohammad Khatami e ka rimarrë objektivin e opozitës: “Nëse do të dojë zoti, të gjithë do të marrin pjesë në festime për të mbrojtur revolucionin dhe të drejtat e njeriut”. Krejt i ndryshëm ishte toni i Ajatollah Khamenei. Udhëheqja supreme tha se, “kombi iranian do të tregojë, me unitetin e tij, se si do qëllojë me shuplakë arrogantët e botës”. Nga Amerika, te sionistët. Janë të shumta shkollat e mendimit që po përpiqen t’i japin një zgjidhje makthit iranian.
Më e drejtpërdrejta është ajo izraelite: sanksione të ashpra dhe të menjëhershme ushtarake parandaluese, nëse Teherani do të ishte pranë realizimit të armës bërthamore. Ajo amerikane mbetet e paqartë, kufizohet me sanksionet, edhe pse e di që ato nuk janë fryte dhe se janë gjithnjë preludi i një konflikti. Ajo që do të ndodhë në orët në vazhdim në Teheran, do të ketë ndikim në këto dy shkolla mendimi. E madje edhe te e treta, që tenton të thotë se ndërhyrjet e jashtme nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të radikalizojnë situatën iraniane. Dhe, të përshpejtojnë madje, zgjedhjen e pasurimit të uraniumit për qëllime ushtarake.
Bernardo Valli.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje