Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Lufta" Kosove - Serbi
Publikuar me 23 Mar 2010

"Lufta" Kosove - Serbi

"Lufta e KHG"


Përveç luftës diplomatike, Kosova dhe Serbia përballen me luftën e faqeve zyrtare të internetit. Pas sulmit të bërë pak ditë më parë nga hakerët në ueb sajtin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sjediu, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kosovarëve. Grupi i Hakerëve Kosova Hackers Group (KHG) ka thyer ueb sajtin e Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç www.boristadic.org. Sipas hakerëve kosovarë, këtë e kanë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të hakerëve serbë, të cilët sulmuan uebsajtin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.


Pergjigja e Serbeve


Hakerët serbë sulmojnë faqen e Presidentit shqiptar. Paditen e sotme, në faqen e Presidencës është parë flamuri serb, pas ndërhyrjes së hakerëve të këtij shteti. Në “nënshkrimin e tyre”, si kundërpërgjigje e ardhur pas sulmit të bërë ditën e djeshme nga hakerët kosovarë të bërë ndaj faqes së Presidentit Taçi, “përgëzohej” aftësia e kosovarëve...


Faqja e Topit


Faqja zyrtare e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, është normalizuar, pasi mbrëmë (22 mars 2010)  atë e kishin sulmuar hakerët serbë. Zyra e presidencës ka njoftuar se pas sulmit, faqja kishte kaluar në ripunim. Pas ndërhyrjes së hakerëve, në mes të faqes zyrtare të presidentit Topi, në gjuhën angleze shkruante “Kosova është Serbi”. Para disa ditësh, hakerët serbë kishin depërtuar edhe në faqen e presidencës së Kosovës.


1569
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI