Revista
|
|
Sot ne rrjet numerohen rreth 700 adresa web shqiptare duke perfshire ato institucionale, komerciale dhe gjithashtu te trevave shqiptare si Kosova, Mali i zi, Maqedonia. Adresa e pare shqiptare e regjistruar si domain mendohet te jete ajo e www.albasoul.com edhe pse nuk ka nje date te sakte te nje adrese shqiptare se cila mund te kete qene e para ne rrjet.
Sot adresat web shqiptare kane hapur nje beteje te papermbajteshme per thithjen e vizitoreve. Po si mund t'i ndajme keta 5 000 vizitore ditore mesatarisht ku pothuasje 40% e tyre futen vetem per lexuar posten elektronike. Pjesen e vizitoreve te rregullt ne adresat shqiptare e perbejne emigrantet te cilet kane mundesi te kene nje linje interneti ne shtepi ose duke shfrytezuar ato te shkollave.
Ne europe nje linje interneti ADSL/5 MBps kushton mesatarisht 20 - 30 euro ne muaj kurse ne shqiperi nje linje e dedikuar interneti ADSL/1MBps kushton rreth 20 euro kjo 4 here me e vogel. Ndersa nje linje ADSL/2Mbps kushton rreth 40 euro ne muaj kjo dy here e gjysme me e vogel si trafik dhe dy here me e shtrenjte se vendet europiane.
Mundesia e nje linje interneti ne familjet shqiptare eshte edhe arsyeja kryesore qe vizitori shqiptare eshte me pakice. Tashme adresat web shqiptare nuk kane asnje etike, ato ofrojne cdo gje duke nisur nga kenget pa te drejte autori dhe duke perfshire ne video personale duke thyer cdo ligj per privaterine.
Pra me pak fjale nuk eshte e rendesishme se cfare shet por e rendesishme eshte te kesh vizitore.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje