Revista
|
|
Pas prezantimit ne Festivalin e filmit ne Venecia te italise, filmi me regji te vellezerve Dardenne i titulluar "Martesa e Lornes" apo "Qetesia e Lornes" dhe me protagoniste Arta Dobroshi (Lorna), Jeremie Renier (Claudy), Filmografia Alban Ukaj do te prezantohet ne kinemate e europes nga data 19 shtator.
Trama e ketij filmi i kushtohet nje vajze shqiptare qe quhet Lorna e cila ka emigruar ne Belgjike dhe eshte ne duart e nje keqberesi te quajtur Fabio. Vajza e lidhur me nje te dashur shqiptare i quajtur Sokol deshiron te hape nje bar por Lornes i mungojne dokumentet e qendrimit. Atehere Fabio i njeh nje djale te quajtur Claudy, ky i fundit nje i droguar. Plani eshte qe Lorna te martohet dhe te perfitoje dokumentet e qendrimit por duke shpresuar se Claudy nje dite do te vdese nga nje mbidoze e droges. Nderkohe qe Lorna te marre parate per te hapur Barin i duhet te coje ne fund planin e saj, qe duhet te ndahet nga Claudy, pra ti kerkoje divorcin, por gjerat komplikohen. Fabio i prezanton nje tjeter,kete here nje Rus, nje mafioz i cili kishte nevoje per kombesine Belge. Por procedurat e divorcin po zgjasni shume dhe Fabio ve ne veprim planin e tij per eleminimin e Claudy me nje mbidoze. Lorna mban qetesine e saj ndaj ketij veprimi, por tashme ka dicka te re ne jeten e saj.
Alban Ukaj
Aktori kosovar Alban Ukaj, me rolin e tij në filmin e regjisorit Namik Kabil, “Cuvari Noci”, është i vetmi shqiptar që ka hyrë në garën e edicionit e 65-të të Festivalit të Filmit në Venecia.
Ky film, prodhim boshnjak, flet për ish ushtarakë që në Bosnjën e pasluftës bëjnë punën e rojës së natës. Ukaj në këtë film luan rolin e një bukëpjekësi, ndërsa paraqitja e tij në Venecia vjen pas prezantimit që pati në Festivalin e Filmit në Kanë me rolin e tij në filmin e vëllezërve Dardenne, “Heshtja e Lornës”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje