Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Le Figaro: Hebrenjtë e shpëtuar nga kodi i nderit të shqiptarëve!
Publikuar me 10 Shk 2010

Le Figaro: Hebrenjtë e shpëtuar nga kodi i nderit të shqiptarëve!

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” i ka kushtuar dje një artikull special se si shqiptarët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke mos u ndalur me kaq, gazetari francez tregon edhe mbështetjen e Ahmet Zogut ndaj hebrenjve, si edhe pse Enver Hoxha nuk i lejoi hebrenjtë e mbetur në Shqipëri të ktheheshin në Izrael. Përgjatë Luftës së Dytë Botërore, popullata hebreje është më shumë se dymbëdhjetë-fishuar në këtë vend të vogël të Ballkanit, ku në emër të fjalës së dhënë, ato kanë mbrojtur viktimat e përndjekura. Në ditët e sotme, Izraeli nderon 65 “Të Mirët” në Shqipëri. Pllakati është gati. Në mermer janë gdhendur 65 emrat e të Mirëve Shqiptarë që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Pas portikut të lartë e cila nderon shokët e diktatori Hoxha për avancimin e socializmit, ky pllakat ka gjetur vend në katin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, kushtuar luftës kundër fashizmit. Zyrtarisht pllakati u përurua të hënën, prezenca e tij paraqet sjelljen shembullore të Shqipërisë gjatë konfliktit të dytë botëror, por gjithashtu vullnetin e një populli i shkëputur nga pjesa tjetër e botës gjatë 45 viteve të bashkohet me historinë aktuale të Evropës.
Në disa aspekte të veçanta ky vend i vogël ballkanik nuk ka mbrojtur vetëm trupat italiane, naziste apo hebrenjtë që jetonin në territorin e tij, por ka mirëpritur të gjithë ata që vinin nga Polonia, Gjermania, Austria, Bullgaria ose nga territoret e ndryshme të ish-Jugosllavisë. Të gjithë, të pasur ose të varfër, të rinj ose të vjetër, të shkolluar ose jo gjetën tek këta banorë, shumica myslimane ndihmën që shumica e vendeve Evropiane të krishterë ia refuzuan. Shqiptarët në këtë pikë ishin më se të sigurt që popullata herreje, fakt unik në Evropë, nuk u ul, por përkundrazi, së paku u dymbëdhjetë-fishua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duket qartë, shifrat, megjithëse të kontrolluara pa pushim dhe në rritje në varësi të dëshmive të dala nga thellësitë e diktaturës më të egër komuniste që ka njohur kontinenti i vjetër, janë modeste. Gjate vitit 1939 vlerësohet të kenë qenë rreth 200 hebrenj, në Shqipërinë e pushtuar nga Italia, e cila kishte 800 mijë banorë. Ishin të paktën 2500 në vitin 1944, pas dy vjet pushtimi nazist. Dhe kjo, pa marrë parasysh qindra hebrenj që kanë kaluar që nga viti 1930 e deri në fund të konfliktit për tu larguar më lehtësisht.
Kanuni dhe Besa.
“Po pastaj?” Reagimi i parë është njësoj, kur ne pyesim ndonjë dëshmitar të kohës sesi familja e tij ka strehuar hebrenj gjatë luftës. Duke mos parë ku qëndron heroizmi të strehosh dikë kur ka nevojë, i intervistuari tenton, pak në siklet nga pyetjet, të gjejë një justifikim për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Ai nis të flasë atëherë për traditën shqiptare, për islamin ose kanunin, ky kod nderi shumë i veçantë, i cili bën thirrje edhe për të vrarë edhe për të shpëtuar jetë. Në Kanun në fakt, nga të gjithë rregullat të shkruara që nga mesjeta e hershme, është edhe BESA, një fjalë e dhënë fqinjit, mikut ose një të panjohuri për ta mbrojtur deri në vdekje.
Në përgjithësi, historitë fillojnë shumë thjeshtë, “Isha 11 vjeç, thotë Myzafer Kazali dhe u bëmë 20 veta në shtëpinë tonë në Tiranë. Në 400 metra katrorë, të ndara nga një korridor i brendshëm, u bashkuan në fillim me familjen Kazali, të shumtë në numër, Shqiptarë të arratisur dhe pas pushtimit nazist në 1943-shin familja e Davidit. “Babai im, tregon Myzaferi, tanimë një burrë i moshuar por me një shpirt të gëzuar, pa një ditë një grup hebrenjsh që vinin nga Beogradi me kamion në lagjen tonë. Ai priti në shtëpi, Davidin, gruan e tij dhe dy fëmijët”. Familjet e tjera gjetën strehime tjera.
“Po, fqinjët ishin në dijeni. Por ne kishim marrëdhënie të mira me to. Shtëpitë komunikonin me njëra-tjetrën. Ne, fëmijët, luanim së bashku”. Mathilda, e quajtur tanimë Hatije, dhe Solomon, i quajtur Memo, shkonin në shkollë ose dilnin në rrugë, veçse kur ishin të përzier me fëmijë të moshës së tyre. Mamaja e tyre, e quajtur Ester, qepte në shtëpi dhe fliste turqisht. “Ajo mori një vizë për në Turqi dhe e gjithë familja u nis para se të mbaronte lufta. Mora vesh që Mathilda u martua në Argjentinë dhe Solomoni u bë violinist në Amerikë”.
E lindur në një familje të krishterë ortodokse, Margarita Kristidhi ishte 6 vjeç kur Joseph (Jozef) Kambi erdhi në shtëpinë e saj. Kjo pianiste, që ka mënyra të këndshme borgjeze dhe flet një frëngjishte perfekte, tregon një foto të Jozefit, një djalë i ri 25-vjeçar duke diskutuar me dy vajza të vogla të ulur në kolltukë, afër një bregu. “Ishte shtëpia jonë ne det, në Durrës”. Unë isha vajza më e vogël. Jozefi erdhi në këmbë nga Shkupi (sot në Maqedoni). Ata ishin 17 pjesëtarë në familje, në një kamp përqendrimi, dhe një dite para se të niseshin për në Aushvic ato mblodhën gjithë pasurinë e mbetur për të korruptuar rojën. Vetëm një mund të nisej. Ishte Jozefi që u zgjodh”.
-Asnjë fjalë për Holokaustin.
Gjyshi i Margaritës ishte një Grek që jetonte në Maqedoninë e sotme. Ishte ai që e drejtoi Jozefin për tek djali i tij që kishte emigruar në Tiranë. “Babai im, tregon Margerita, pa të vinte një burrë i palarë dhe mjekrosh - Jozefi ecte natën dhe flinte ditën. Ai fliste greqishten e Maqedonisë. Ne thoshim që ishte kushëriri jonë. Familja Kristidhi jetonte sa në Tiranë, sa në Durrës. “Jozefi më ndërtonte anije prej letre që i vendosja në breg të detit. Ai më thoshte që një ditë do të nisem me një nga anijet e tua”. Sapo u nënshkrua paqja si të gjithë hebrenjtë që nuk kishin lindur në Shqipëri ai emigroi. Jozefi shkoi në Izrael, përfundon Margerita, ai na shkroi disa letra. Morëm dhe një pako. Më pas asgjë”. Diktatori Enver Hoxha vendosi perden e hekurit. Ato rreth 200 hebrenj të izoluar si të tjerët në një univers të panjohur, tentuan të mbijetonin duke u përpjekur mbi të gjitha të mos tërhiqnin vëmendjen. Fjala dhe realiteti Holokaustit nuk ekzistonin. Nuk kishte pasur veçse një luftë anti-fashiste, e fituar vetëm nga partizanët marksistë të shokut Hoxha. Në vitin 1968, diktatori frankofon merr një letër nga një historian Francez duke e pyetur për praninë e hebrenjve në vendin e tij gjatë Luftës së dytë botërore. Pyetja mbërrin në duart e Apostol Konatit. Me një kapele në kokë, syrin e qeshur ky burrë sot në moshën 83-vjeçare, drejtonte në atë kohë Institutin e Historisë Marksiste. Një ish-partizan dhe një komunist i devotshëm ai ekzekuton urdhrin e shokut Hoxha, shkon e takon Hebrenj Shqiptarë dhe kthehet në Arkivat për të shkruar raportin e tij, që i jepet më pas Komitetit Qendror. Më pas ky raport “varroset”. Gjatë viteve 1950, pohon Apostoli, Izraeli i kërkon Hoxhës te lejojë të emigrojnë hebrenjtë Shqiptarë. Nuk ka problem, replikon diktatori: “Ato janë të lirë, dhe nëse bëjnë kërkesën, do të nisen”. Kjo përgjigje e bën akoma të qeshë Apostolin. Në të vërtetë hebrenjtë shqiptarë do të duhet të presin rënien e komunizmit në fillim të viteve 1990, për tu nisur. Ata mbajnë me vete kujtimet e tyre dhe të paralajmërojë Vashemainsi Yad komunitetit amerikano-hebraik. Rafik Veseli, që do të ishte i pari i Mirë shqiptar, bëri në 1991, një vit pas rënies së komunizmit një udhëtim në Izrael. “Mbërritja e një komunisti mysliman bëri buje mediatike”, kujton djali i tij. Një buzëqeshje, më pas ai vazhdon, babai im Rafik ishte një partizan. Ai mori në shtëpi, familjen e Moshe Mandil-it që ishte nga Novisadi, në Vojvodinë dhe ishte internuar në kampin e Prishtinës. Moshe arriti të mbrohej falë një fotoje: atë të familjes së tij në pemën e Krishtlindjeve”. Nga mund ta merrnin me mend nazistët qe një familje hebreje festonte një festë të Krishterë?
Zogu i parë dhe ambasadori amerikan!
Moshe ishte fotograf! Ai hyri në butikun e fotografive të Tiranës, ku Rafiku ishte Sipërmarrës. Moshe e formoi në zanatin e tij Rafikun, i cili e fshihte sa në Tiranë, sa në fshatrat më të thelle kur naziste bastisnin qytetin. Rafiku do të bëhet fotografi zyrtar i regimi të Hoxhës ç’ka e autorizon të mbajë korrespondence me Moshe-n. Dhe për të mbajtur një dorë të fortë mbi historinë deri në vitet 1991-1992. Të hapura në të njëjtën epokë, por për një kohë të gjatë pa sistem informatik, arkivat kombëtare të Shqipërisë iu deshën disa vite për të ndërtuar këtë të kaluar. Përse regjimi komunist, që ndërmori një shkatërrim të të gjitha ndërtesave fetare në vitin 1967, do të kishte izoluar në kulturën e tij zyrtare historinë e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore? Drejtoresha aktuale e arkivave, historiania Nevila Nika ka vënë këtë perspektivë të kësaj faqe të luftës në Shqipëri, shpjegon që ishte në fillim, në vitet 1930, mbreti Zog që priste hebrenj të shumtë në vendin e tij, dhe lëshonte viza të panumërta atyre që dëshironin të largoheshin nga një kontinent që ishte duke shkuar drejt rënies në horror. Bashkë me ambasadorin amerikan, mbreti Zogu i 1, projektoi gjithashtu të ndërtonte një strehe për të gjithë hebrenjtë e persekutuar nga Rajhu. Pushtimi italian më 1939, e vrau këtë ëndërr. Pushtuesi filloi ti recensente hebrenjtë, t’i drejtonte ato që ishin me kombësi të huaj drejt qendrave, përpara se të pranonte përfundimisht: “që në Shqipëri nuk ka baza ligjore për diskriminim racial”.
Ndërmjet kapitullimit të Italisë, 8 shtator 1943, dhe ardhjes së Gjermanëve, në 14, një qeveri e ri Shqiptare pati kohë të formohej. Ajo gjithashtu nuk do ta toleroje mbajtjen e yllit të verdhë të politikës anti-semite të Rajhut. Është e qartë, pohon Nevila Nika, që qeveria e Shqiptare e kohës i ka mbrojtur hebrenjtë në territorin e saj. Me ndihmën e një populli që strehonte gjithashtu rreth 30–40 mijë dezertorë italianë, që nazistët i përndiqnin si hebrenjtë.
Berisha: Izraeli të nxisë investimet në Shqipëri
Kryeministri Berisha i ka kërkuar dje ambasadorit të ri të Izraelit, David Cohen, që me punën e tij të nxisë me tej interesimin e biznesit izraelit për të investuar në Shqipëri, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, turizmit dhe energjetikës. Kryeministri Berisha, duke uruar Ambasadorin Cohen për detyrën e re si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i shtetit të Izraelit në Shqipëri, shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e mirë të ish- Ambasadores izraelite në Tiranë dhe shprehu bindjen për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Ambasadorin Cohen. Nga ana e tij, Ambasadori Cohen shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe interesimin që Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kushtojnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ne mes dy vendeve dhe premtoi se gjatë misionit të tij do të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Nga Thierry Portes, i dërguar special në Tiranë


2967
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI