Revista
|
|
Portali i njohur lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Global Post shkruan se lajmi “Kryeqyteti i hashashit në Europë nuk është Amsterdami” për Lazaratin është një nga lajmet më të lexuara të vitit 2013 në botë.
Ndër të tjera në shkrim thuhej se Lazarati prodhon 6 miliard dollarë marijuanë.
Këtë lajm nuk e ka anashkaluar as Deutsche Welle që i ka kushtuar një reportazh të shkurtër duke arritur të filmojë brenda në fshat.
***
Lazarati është komuna prej gati 5 mijë banorësh, 4 km larg qytetit të Gjirokastrës, që prej shumë vitesh kultivon bimën narkotike Canabis – Sativa.
Tashmë ky është fenomen i njohur, dhe për banorët e saj është diçka normale.
Banorë të fshatit thonë: "Unë dua të jetoj, këtë mënyrë jetese kam. Cfarë të bëj? E mbjell me kubik, e punoj, lakmoj, sa e korr pastaj e shes që të jetoj".
Ndërsa jo pa ironi, një tjetër banor thotë se kjo zgjedhje është e detyruar.
"I detyruar…shumë i detyruar, sakrifikoj, lakmoj, çdo gjë e bëj nga e keqja. Ore do punoj, jam i papunë, i kam të gjithë pa punë. Me sakrifica të mëdhaja, çfarë të bëj, siç bëjnë të gjithë, bëj dhe unë".
Ndonëse nuk e shprehin, banorët e komunës ndihen të sigurtë, pasi e kanë garanci për shitjen e produktit të tyre. Vetë kryetari i Komunës Dasho Aliko gjatë një takimi të Komitetit shtetëror antitrafik në Gjirokastër u shpreh se:
"Nuk shtyhet që në Lazarat ne të bëjmë, sikur gënjejmë shtetin e shteti të bëjë, sikur beson te ne."
Duke njohur mjaft mirë situatën, policia shqiptare ka nisur një varg operacionesh në terren, në të gjithë rajonin, kryesisht në zona të tjera të identifikurara të mbjella me bimët narkotike.
Në këto operacione janë sekuestruar e djegur mijëra rrënjë si dhe janë ndaluar disa persona.
***
Lazarati vijon të mbetet “Kolumbia shqiptare e drogës” megjithë deklarimet e zyrtarëve të policisë. Trafiku i drogës e ka bazën e vet të furnizimit në këtë komunë, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll të plotë.
Përkundër deklarimeve të zyrtarëve të policisë dhe politikanëve, në Lazarat edhe këtë vit janë mbjellë plantacione të konsiderushme me drogë. Lazarati është sot, do të jetë dhe në muajt e ardhshëm, destinacioni kryesor i furnizimit të trafikut.
Flas me një mësuese, që natyrisht nuk identifikohet, rreth situatës sociale në këtë komunë. Ajo si e zënë në faj thotë: "Kemi bërë biseda me nxënsit në rradhë të parë, pastaj me persona të caktuar në fshat."
Ndërkaq një nga ish maturantet e shkollës së mesme të fshatit që këtë vit dëshiron të studiojë për jurisprudencë më drejtohet me revoltë: "pse të mos përmendet emri Lazaratit siç është bërë pak kohë më parë, jo për të këqiat që mund të ketë, por për anët e mira të tij. Të shtyrë nga përfitimet materiale, prindërit tanë nuk e kuptojnë dëmin që na shkaktojnë ne."
Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit
Po situata në terren është krejt tjetër. Mbjellja e bimëve narkotike është thuajse një garë mes banorëve se kush të mbjellë më tepër. Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit.
Ja si më përgjigjet një banor i kësaj komune: "E përditshmja është e rëndë, s'kemi asnjë të ardhur apo njeri në punë. Mbjellim, mbjellim dhe atë që mbase nuk lejohet. Sakrifikojmë. Çdo gjë e bëjmë nga e keqja. Jam pa punë, i kam të gjithë pa punë. Bëjnë të gjithë, do bëj dhe unë."
E të njëjtit mendim është dhe një tjetër e moshuar aty pranë që pa ja bërë syri tërr të jep gjithë qytetarinë e statusin social të kultivuesve të hashashit. "...punoj, mbledh hashash, s'kam ç'bëj, punoj. Këtë mënyrë jetese kam."
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje