Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Lady D u vra në ambulancë ?
Publikuar me 05 Tet 2012

Lady D u vra në ambulancë ?

BRITANI- Princesh Diana nuk vdiq në tunelin Alma, në Paris, por ajo u vra në ambulancë, rrugës për në spital. Fakti tronditës bëhet me dije nga e përjavshmja e orientuar kryesisht në publikimin e skandaleve ‘Globe’, e cila pretendon se ka prova të forta të cilat i përkufizon ‘një komplot i keq’.

‘Globe’ thekson se do të zbardhë shumë shpejt fakte tronditëse bazuar në fakte se vdekja e Lady Dianës ka ardhur si pasojë e një komploti të organizuar, pasi kanë edhe dëshminë e një hetuesi i cili tashmë njeh ‘vrasësit’.

Hipoteza e vrasjes, natyrisht nuk është fakt i ri, por gjatë 2 viteve të fundit është mbështetur versioni i vdekjes së provokuar për shkak të shoferit të makinës Henri Paul, ku udhëtonte princesha bashkë me të dashurin e saj Dodi al-Fayet, i cili shpejtonte për të humbur gjurmët e gazetarëve dhe ngiste nën efektin e drogës dhe alkolit.

Faktet e reja të ‘Globe’ pritet ti japin një kthesë të re hetimeve, teksa pritet që javën e ardhshme të publikohen.

Diana vdiq më 31 gusht 1997 nga një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare me të dashurin e saj, Dodi i biri i Mohamed al-Fayet, ish-pronari i qëndrës tregtare, Harrods, në Londër.

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së saj, Lady Diana adhurohet gjithmonë në Britaninë e Madhe dhe familja mbretërore rifitoi popullaritetin pas aksidentit fatal në Paris, ku princesha humbi jetën, ndërsa djemtë e saj, Ëilliam dhe Harry janë në qendër të vëmendjes.


1531
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI