Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kush jane 10 politikanët më të rrezikshëm në Evropë, Tsipras i 2-ti
Publikuar me 08 Gus 2012

Kush jane 10 politikanët më të rrezikshëm në Evropë, Tsipras i 2-ti

"E quajnë njeriun më të rrezikshëm në Evropë që nga viti ai u bë kreu i së majtës ekstreme në Greqi dhe filloi të refuzojë çdo pjesëmarrje në qeveri", thotë revista gjermane.

Lista e 10 politikanëve më të rrezikshëm evropianë, e publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, përfshin edhe kreun e SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili rastesisht mban vendin e dytë.
Der Spiegel kujton se Alexis Tsipras refuzon thirrjen për privatizimet dhe gjithë masat e kërkuara për kursime.

Është hera e dytë që kreu i SYRIZA sulmohet nga revista gjermane, e cila para zgjedhjeve greke e karakterizoi Alexis Tsipras si "pagdhendur" dhe "shantazhist".
Lista përfshin edhe Marcus Sender, ministri i financave i Bavarisë, i cili e kishte quajtur një "shembull" dëbimin e Greqisë nga euro, në mënyrë që Eurozona "të tregojë dhëmbët e saj."

Në listë gjendet edhe ish kryeministri italian Silvio Berluskoni, sepse, propozoi si një zgjidhje përfundimtare të krizës që "BQE të shtypë euro më shumë".

Lista përfundon me Marin Le Pen, lideri i Frontit francez të së djathtës ekstreme, Timo Soini, kryetar i partisë anti-evropiane "Finlandezët vërtetë", Nigel Faradje kreu i "Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar", kreu i austriak i së djathtës ekstreme "Modeli populist" Hurt Vilnters dhe Kryeministri hungarez Viktor Orban.


925
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI