Revista
|
|
TIRANE- Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nështetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në tv NEWS24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars 2008.
Trebicka zbardhi para kamerave të NEWS 24 skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.
Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.
Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia bëhet edhe më e rëndë, kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një djalë të moshës 27-30-vjeç. "Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit", - thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.
Trebickës i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjoze, "The Neë York Times" nxorri në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit të bisedës që u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickës.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje