Revista
|
|
Samantha Lewthwaite përfundoi shkollën e mesme në Aylesbury, dhe dukej e mrekullueshme në mbrëmjen e maturës veshur me një fustan rozë dhe kurorë diamanti në kokë.
"Ajo dukej fantastike atë natë, kishte thënë një admirues i saj".
Atëherë ishte viti 2001 dhe ka të ngjarë që ajo ka qenë koha e fundit që ajo ka marrë komplimente të tilla. Pak kohë pas kësaj, në moshën 17 vjeçare, ajo u konvertua në islam dhe u mbulua, duke lënë të zbuluar vetëm fytyrën dhe duart.
Kjo është ngjarja e saj, e cila për më pak se një dekadë, nga një vajzë me glamur ashtu si shihet në fotografi, u shndërrua në gruan terroriste më të kërkuar në botë, gjë që kulmoi me masakrën në Najrobi, ku më shumë se 60 civil humbën jetën.
Ende nuk dihet saktë nëse 29 vjeçarja, ishte “gruaja e bardhë” që u pa me një AK-47 në një dorë dhe një ganat në tjetrën, ose është në mesin e pengmarrësve të vdekur në Najrobi.
Zyrtarët britanik të sigurisë ende po presin konfirmimin nga autoritetet e Kenisë se cili ishte roli i shtetases së tyre në sulm.
Këtë javë, Interpoli lëshoi një fletë-arrest ndërkombëtar, duke e renditur me “shënimin e kuq”, që nënkupton rast me prioritet të lartë, për gruan që në Afrikë njihet si “Motra e bardhë” ose “Vejusha e bardhë”.
Ajo që është e pa dyshimtë është se ajo u pa me gjak në duart e saj. Leëthëaite, e cila u martua me një nga vetëvrasësit me bombë në Londër më 2005, gjithashtu është identifikuar si pjesëtare e Al-Kaidës në lindje të Afrikës dhe ishte zëdhënëse zyrtare e Al-Shabab, grupit terroris që mori përsipër sulmin në Najrobi.
Kur bashkëshorti i saj Jermaine Lindsay vrau vetën në 26 pasagjerë të tjerë në një tren në një stacion të Londrës, ajo e portretizoi vetën si një nga viktimat e tragjedisë.
Ajo deklaroi se nuk kishte njohuri të planeve të bashkëshortit për vrasje dhe se tmerrohej nga dita kur do t’i duhet tu tregonte fëmijëve të saj “së çfarë ka bërë babai i tyre”.
“Mail Online” shkruan se tani duken shumë cinike këto deklarata të saj, pasi njerëzit afër shtëpisë së tyre në Aylesbury javën e kaluar sugjeronin se martesa e Samantha dhe Jermaine, tre vjet para sulmit në fakt ishte bashkim i dy njerëzve me ide të njëjta.
Madje në kohën e sulmit më 2005, ajo edhe kishte tentuar të radikalizonte familjen e saj.
Sipas fqinjëve, nëna e saj, nga sekti i irlandezëve katolik, ishte parë e veshur me mbulesë islame.
Por edukimi i saj nuk duket se ka ndikuar në urrejtjen e saj ndaj perëndimit. Ajo u lind në vitin 1983, dhe ishte fëmija më i vogël nga tre fëmijët, derisa bazuar në certifikatën e saj të lindjes babai i saj ishte një shofer kamioni.
Ai gjithashtu ishte një ush ushtarë, që kishte shërbyer në Irlandën Veriore dhe ishte i stacionuar në Omagh, afër vendit ku IRA vrau 29 persona më 1998.
Kjo duket se ka bërë një “tradhti” ndaj të kaluarës krenare të familjes pasi edhe gjyshi i saj ishte gjithashtu pjesë e Forcave të Armatosura, shkruan “MailOnline”
Lewthwaites u shpërngul nga Irlanda Veriore në Britani në fillim të viteve 90-të.
Aylesbury ishte një vend i vogël por i mbushur me komunitetin mysliman, dhe shtëpia ku u rrit Samantha ishte shumë afër xhamisë.
Kur ishte 11 vjeçare, prindërit e saj u ndanë, ngjarje që e la atë të shkatërruar. Për këtë shkak, duket se ajo u tërhoq shumë nga etika familjare e një familje myslimane që jetonte afër tyre.
Shoqëria e fëmijërisë kujton se si ajo e kalonte kohën në moshën 11 dhe 12 vjeçare në shoqërinë e fëmijëve myslimanë.
Kështu ajo edhe ishte dashuruar shumë në një djalë mysliman, tre ose katër vjet më të vjetër por ndjenjat e të cilit për të nuk ishin reciproke.
"Ajo jetonte në një ambient me shumë myslimanë dhe mendojë se aty u influencua, ka treguar një shok i adoleshencës së saj".
Këto përvoja e kishin obsesionuar atë me islamin që u ndikua edhe nga një shoqe që kishte të dashur një djalë mysliman.
Ajo shoqe ishte shtatzënë me të në moshën 17 vjeçare, derisa fëmijën e dytë e kishin lindur katër vjet më vonë. I dashuri i saj më vonë u fut në burg.
Kjo shoqe ka treguar se si ajo dhe Samantha Lewthwaite merrnin pjesë në tubime ku predikuesit u thonin të qëndronin larg atyre që nuk ishin myslimanë.
"Ajo ishte më e dhënë se unë në mësimin e gjuhës arave dhe në të recituarit e vargjeve kuranore, ka thënë shoqja e saj".
Kur kjo shoqe e saj u konvertua në islam, Lewthwaite shpejt ndoqi rrugën e saj.
"Mendoj se ajo u ndikua nga unë. Unë nuk isha kurrë myslimane e mirë dhe u konvertova vetëm sepse u dashurova me një djalë myslimanë. Por Samantha ishte ndryshe, ajo u ndikua shumë, tregoi shoqja e saj e cila më nuk vazhdon të jetoj si myslimane".
Ajo takoi në internet Jermaine Lindsay dhe u lidh me të. U konvertua në moshën 15 vjeçare derisa u martua në moshën 17 vjeçare derisa në martesën e saj nuk ishin të pranishëm asnjë nga familjarët e saj. Ata kishin marrë emrat Asmantara dhe Jamal.
Fëmija i tyre i parë u lind në 2004, dhe mori emrin islamik të babait të Abdullah Jamal.
Më 2005 kur iu vetëvra burri, Lewthwaite, ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Në vitin 2011 ajo u shpërngul në Keni me pasaportë të rreme.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje