Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

KUSH E "SULMOI" BERISHEN ?
Publikuar me 09 Maj 2008

KUSH E "SULMOI" BERISHEN ?

www.keshilliministrave.al. Kjo eshte adresa e faqes zyrtare te internetit te Keshillit te Ministrave. Por nese kthehemi mbrapsht dhe ne vend te ".al" vendosim ".org", na del nje faqe e klonuar. Lajmi per te u be i ditur nepermjet e-mailit nga vete Kryeministria. "Jane hackers. Ata jane kudo ne bote", ka deklaruar kryeministri Berisha. Kurse Departamenti i Informacionit i Keshillit te Ministrave beri kete njoftim ne faqen zyrtare: "Departamenti i Informacionit dhe Marredhenieve me Publikun prane Keshillit te Ministrave njofton se ka kontaktuar organet perkatese hetimore dhe se do te kerkoje te merren te gjitha masat ligjore per gjetjen dhe ndeshkimin e autoreve". Por si veprohet per te hapur nje faqe interneti? Mjafton te futesh per shembull te Yahoo, te kerkosh te hapesh nje llogari me nje prapashtese te caktuar, ose sic quhet ne informatike "domein", te verifikosh qe ky domein eshte i lire dhe te plotesosh formularin. Per 9 dollare e 90 cent edhe ne mund te kemi faqen tone keshilliministrave.net, e ndryshme nga keshilliministrave.al, apo ".org". Por, a quhet ky nje akt piraterie? Internet Assigned Numbers Authority, organizem rregullues i internetit i vendosur ne Shtetet e Bashkuara, i ka rezervuar Shqiperise si nje numer kombetar vetem domeinin .al, qe me vendim qeverie administrohet nga Enti Kombetar i Telekomunikacioneve. Pra, akt piraterie do te ishte vetem nderhyrja ne adresen zyrtare te qeverise. Ne kerkim te autorit futemi ne nje faqe qe funksionon si te ishte numrator telefonik, por per domeinet e internetit. Aty gjejme te tera te dhenat e personit qe ka krijuar faqen tjeter te Keshillit te Ministrave. Pasi kontaktojme me te ne telefon takohemi pas disa oresh. Pirati yne i informatikes eshte nje skenarist humori. Atij i mjafton vetem nje laptop dhe nje kafe me wireless, pra me akses ne internetin me vale. "Une kete e kam marre si ide nga nje web site amerikan ku ironizohet Shtepia e Bardhe. Une besoj se nuk kam bere nje krim sepse ne web site eshte shkruar faqja zyrtare ne thojza dhe ne te ka humor", eshte shprehur pirati.


2043
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI