Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kur zhvarrosej Enver Hoxha, trupi i padekompozuar (Kujdes, pamje të rënda)
Publikuar me 11 Pri 2017

Kur zhvarrosej Enver Hoxha, trupi i padekompozuar (Kujdes, pamje të rënda)

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar gjatë kësaj të marte foto nga zhvarrosja e Enver Hoxhës nga varrezat e dëshmorve.

Dervishi ka zgjedhur ditën e përkujtimit të vdekjes së diktatorit, 11 prillin, për të publikuar foto nga zhvarrimi i diktatorit në maj të vitit 1992.

Në njërën nga fotot duket arkivoli i diktatorit i hapur, që u dëmtua gjatë zhvarrimit.

Trupi i Enver Hoxhës shihet i padekompozuar. Ai u zhvarros me vendim qeverie nga Varrezat e Dëshmorëve dhe u zhvendos në Sharrë.

Gjithashtu Dervishi me këtë rast ka bërë dhe një 'bilanc të zi' të qeverisjes 40 vjeçare të diktatorit Hoxha, i mbiquajtur nga shumë studiues të huaj dhe si Stalini i vogël.

STATUSI

Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?

Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944.
-Eksodin e vitit 1944.
-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.
-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.
-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.
-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.
-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.
-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme
-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.
-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.
-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.
-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.
-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.
-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.
-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.
-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2017/04/Foto1.png


1551
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI