Revista
|
|
Romani “Mira” dhe dukuria e prostitucionit shqiptar, si nje produkt i mjerimit me shume sesa si veper kriminelesh mafioze. Bisturia inteligjente e nje autori qe ka hyre thelle ne problemet e shoqerive te te dyja vendeve
nga Virgjil Muci
Kur perfundon se lexuari romanin e shkrimtarit italian Oliviero La Stella, “Mira”, botuar kohet e fundit ne Itali nga Fazi Editore, te ringjallet po ajo ndjesi e forte dhe kunderthenese e provuar nga filmi aq fort i diskutuar dhe i nomatisur i Gianni Amelios “LAmerika”. Sigurisht ketu nuk behet fjale per permbajtjen, aq fort te ndryshme te te dy veprat, po per ate realizem te fuqishem e therres qe nuk kursen kerrkend, aq me pak bashkatdhetaret italiane, i cili mund te kreshperoje sedrat “patriotike” dhe te nderkreje turmen e atyre qe zene e anatemojne veprat dhe autoret, madje (per ironi!) pa marre mundimin as te lexojne veprat ne fjale. Ndaj thene shkoqur e pa doreza, ka fort te ngjare qe edhe romani i Oliviero La Stella te shkoje e te preke nervat e zhveshur te nje shoqerie dhemballet e se ciles jane prishur me vakt e me kohe.
Protagoniste e romanit te La Stellas eshte Mira, nje vajze shqiptare nga Elbasani qe nxjerr buken e gojes duke shitur trupin e vet trotuareve te Italise me shpresen se nje dite prej ditesh do te shfaqet diku, pas nje kthese, princi i kalter dhe jeta e saj do te ndryshoje si nata me diten. Po kujdes: Mos kujtoni se kemi te bejme me ngjarjen e shnderruar ne skeme tashme, te vajzes viktime ne duart e mafias shqiptare qe merret me tregtine e mishit te bardhe! Jo, asgje e ketille. Mira eshte e vetedijshme qe e ka ndermarre dhe e ka hedhur kete hap, cilidoqofte haraci qe do t’i lypset te paguaje, vetem e vetem per te shpetuar nga pocaqia dhe mjerimi ku ka lindur dhe eshte rritur, nga varferia cnjerezore dhe denigruese qe perjetojne dite per dite prinderit e saj, punetore te thjeshte te ish-dinosaurit te industrise socialiste, Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit, i cili sot ne ekonomine e tregut (nje eufemizem qesharak ky per kapitalizmin dickensian shqiptar) eshte katandisur ne nje germadhe dhe eshte pjese e arkeologjise industriale, fat ky qe e pesuan shume vepra te ndertuara ne periudhen e regjimit. Nisur nga ky kendveshtrim, Mira eshte nje rebele, eshte nje vajze qe deshiron ta marre ne duart e veta dhe ta ndryshoje fatin e saj dhe jo t’i nenshtrohet atij, sic ka ngjare me prinderit e saj fatkeqe.
Kjo eshte njera faqe e romanit te La Stellas, faqja tjeter eshte ajo e Italise te diteve tona te ngerthyer nga konvulsionet e krizave ekonomike, por edhe te nje morali qe sa vjen e bjerret, dhe ku e vetmja gje qe vlen jane parate. Dhe kete realitet e shohim te misheruar kryesisht te figura e komendator Baciocchit, njeriut qe ne muzg te jetes se vet peson nje brerje ndergjegjeje dhe per ta qetesuar ate, merr nga banka dhe i fal Mires gjithe cfare i kishte mbetur nga mbreteria e tij imprenditoriale. S’do mend qe kemi te bejme me nje “deus ex machina”, po gjithashtu kemi te bejme edhe me nje veper fikcionale dhe duke e mbyllur kesisoj, autori sikur ka dashur t’i meshoje edhe me fort idese se vrazhde se realiteti eshte ndryshe dhe ne te nuk ka happy end.
Mund te themi qe libri i La Stellas eshte mirepritur nga kritika ne vendin e vet dhe percillet nga disa vleresime mbreselenese nga disa shkrimtare e kritike ne ze te Italise se sotme, si Dacia Maraini, Fernanda Pivano, Roberto Saviano dhe Goffredo Fofi. Ne mbyllje te ketyre radheve nuk na mbetet vecse te urojme qe keto radhe t’i hapin dyert e botimit edhe ne shqip, duke bere qe, ashtu sic thote edhe vete La Stella, “shkrimtaret italiane dhe shqiptare mund te bejne me shume se kushdo tjeter ne rrafshin e njohjes se ndersjelle”.
- Le ta nisim me nje pyetje pothuajse banale: Si lindi ideja per ta shkruar kete liber?
“Mira”, romani im, u lind parasegjithash me synimin per te kallzuar shoqerine italiane te diteve tona. Nje shoqeri pjesa me e madhe e se ciles lengon e sunduar nga “Perendia para”, e cila rregullon dhe percakton hierarkite e vlerat, nje shoqeri e plazmuar nga mite te rreme te perhapur prej televizorit; nje shoqeri ku po zene vend gjithnje e me shume individualizmi, egoizmi dhe per pasoje te gjitha dukurite shqetesuese te ksenofobise. Ndaj dhe vendosa te flas per te gjitha keto duke i kallzuar permes “syve te te tjereve”, thene me shkoqur permes syve te atyre emigranteve qe kaptojne kufijte e vendit tone me shprese qe, ne nje menyre a nje tjeter, te gjejne shpetimin larg fatit te mjerueshem. Ndaj dhe pikerisht per kete arsye, protagoniste e romanit tim eshte nje vajze shqiptare 20 vjecare: Mira. Ajo pranon te vije ne Itali dhe te prostituoje per t’i shpetuar te ardhmes se varfer, e vetedijshme per vuajtjet qe do t’i duhet te heqe ne kurriz, por edhe bindur se behet fjale per nje udhekalim drejt nje te ardhmeje me te mire.
Te pershkruarit e shoqerise dhe shnderrimet qe ka pesuar ajo, eshte nje angazhim qe ka karakterizuar pervojen time si gazetar, e cila ka zene fill ne vitin e larget 1970. “Ethet e parase” mbledh tok tri personazhet kryesore te “Mires”: Auro Baciocchi, pronari i nje supermerkatoje mobiljesh, i cili ka nevoje per para per te nxjerre nga kriza ndermarrjen; Gianni Azzolini, gazetar, pergjegjes programesh ne nje Tv privat rrangalle, i cili rreh drejt suksesit dhe pasurise per te permbushur endrrat e tij prej mikroborgjezi; dhe Mira, e cila ka nevoje per para qe te ndertoje nje jete te re. S’ka dyshim qe “ankthi per para” i vajzes eshte i vetmi qe ka njefare legjitimiteti.
- Sot prostitucioni ne rruget e Italise, i ashtuquajturi fenomen i “tregtise se mishit te bardhe”, sic e perkufizojne shpesh mediat, nuk eshte nje ekskluzivitet i Shqiperise ose i shqiptareve. Perse atehere gazetari dhe shkrimtari Oliviero La Stella erdhi ne Shqiperi per te gjetur personazhet e romanit te tij dhe nuk shkoi, te themi, ne Moldavi, Rumani ose ne ndonje vend edhe me ekzotik, sic eshte kontinenti afrikan?
Shqiperia ka nje marredhenie krejtesisht te vecante me Italine. Jo vetem per faktin se vendi im prej shekujsh perfaqeson nje pike referimi per Shqiperine; por sidomos per faktin se ne koherat e kahershme shqiptaret e kane keqyrur dhe njohur vendin tim permes televizionit. Sic u shpreha, mua me ka interesuar te flas per Italine dhe problemet e saj sociale. Ndaj dhe menyra me e mire per ta bere kete gje m’u duk se do te ishte duke e keqyrur permes syve te nje vajze shqiptare, e cila - ashtu si pak a shume te gjithe ne Shqiperi - ka pare per vite me radhe televizionet tona dhe fale tyre - ashtu si shume vete – ka mesuar italishten; ka degjuar kenget tona dhe - si nje numer i madh bashkemoshataresh te saj - adhuronte Laura Pausini-n… Pra, Mira mberrin ne Itali plot shpresa, duke qene se kete vend ajo e njeh permes imazheve - per fat te keq te shtremberuara - qe transmeton pareshtur televizioni. Pamje te nje vendi krejt te lumtur, plot e perplot shanse per te gjithe. Keshtu qe syte e saj jane ne gjendje me fort se te gjithkujt tjeter te cmojne ndryshimin mes Italise reale dhe asaj qe shpalos televizioni.
- Duke lexuar librin, me ka bere pershtypje fakti se duke folur per te kaluaren e Mires nga Elbasani, kombinati metalurgjik i te cilit konsiderohej nje nga lavdite e industrise se regjimit komunist, ndersa sot ben pjese ne objektet e arkeologjise industriale te se kaluares, ju beni nje vezhgim te mprehte, gje qe per hir te se vertetes nuk e kam hasur as ne librat e shkruar nga gazetaret ose studiuesit qe jane marre me dukurine e prostitucionit: Mira dhe shume vajza si ajo jane padyshim viktima e skllave te nje rrjeti kriminal te trafikut te qenieve njerezore, por, dhe ketu mberrijme te thelbi i ceshtjes, ashtu si nenat e tyre ato kane qene viktima ne Shqiperi te nje sistemi cnjerezor varferie te skajshme dhe keqtrajtimesh. Me fjale te tjera, arratisja nga Shqiperia per shume prej ketyre vajzave ishte edhe nje arrati drejt lirise. Si mberritet ne kete perfundim?
Pas nje pune te gjate hulumtimesh si dhe fale tre udhetimesh te kryera ne Shqiperi, i pari ne vere 2003. Pergjate ketij udhetimi, i cili me ndihmoi te njihja shume gjera nga vendi juaj, zgjodha qe femijerine, adoleshencen dhe rinine e Mires ta vendosja ne Elbasan. M’u duk nje “shesh xhirimi” i pershtatshem per ngjarjen time. C’eshte e verteta, behej fjale per nje qytet ku mbyllja e kolosit te celikut ne kohen kur u shemb regjimi dhe Shqiperia hyri ne ekonomine e tregut krijoi nje zbrazeti shkaterrimtare jo vetem nga ana materiale, por edhe persa u perkiste vlerave morale. Vec beni kujdes: Me kete nuk dua te them qe regjimi dhe kombinati krejtesisht antiekonomik (pa zene ngoje ndotjen e madhe mjedisore) duhet te mbeteshin me kembe. Deshtimi si i njerit ashtu edhe i tjetrit ishin dicka e pashmangshme dhe e ligjeruar. E megjithate ajo qe konstatova une ishte se te dyja keto ngjarje krijuan nje zbrazeti qe nuk arriti te mbushej ne vitet qe pasuan shperberjen e komunizmit. Keshtu qe Elbasani, ku u ktheva edhe dy here te tjera pergjate udhetimeve te mia ne Shqiperi, ishte nje nga qytetet ku binte me shume ne sy dukuria e vajzave qe niseshin per te prostituar ne Greqi ose ne Itali; ashtu sic qe i pranishem edhe i ashtuquajturi “trafficking”, domethene dukuria e femijeve te shitur. Ne thelb ka nje lidhje mes historise se Mires, te cilen e perfytyroja si vajzen e nje punetori te papune te shkrirjes se celikut si dhe historise se vone te bashkesise se atij qyteti.
Ne Elbasan me dhane nje ndihme te jashtezakonshme nje grup djemsh italiane, pjesetare te nje OJQ-je bolonjeze, te quajtur Cefa, te cilet vepronin ne kuader te ndihmes sociale. Fale tyre munda te kuptoj edhe shume shqiptare qe pata rastin te takoj.
Nder te tjera kuptova se historia e vajzave te rrembyera per te perfunduar ne trotuaret e Italise ose te Greqise ne thelb ishte njefare legjende. Domethene kishte edhe ndonje histori te vertete, nder dhjete a me shume raste. Atehere nisa te kuptoj se realiteti ishte shume me kompleks e i hidhur. Vajzat si Mira arratiseshin nga nje ardhme e sigurte mjerimi dhe varferie, madje shpesh edhe keqtrajtimesh; dhe zgjedhja e prostitucionit, sado e dhimbshme qe te ishte, perfaqesonte nje mundesi per to qe te merrrnin ne dore fatin e tyre e te ndertonin nje jete te tyren nga e para.
“Miti” i vajzave te rrembyera eshte hedhur ne qarkullim edhe nga mediat tona. Madje eshte perqafuar edhe nga shoqeria jone, e cila, ne menyre hipokrite, parapelqen te besoje qe keto vajza jane me fort viktima te ca perbindeshave sesa te nje shoqerie te padrejte. Te kuptohemi, kushdo qe shfrytezon dhe dhunon nje vajze nuk ka pike dyshimi qe eshte nje kriminel me damke. Po shkaku i dukurise nuk eshte dhe aq kriminaliteti sesa varferia. Po per ne te ashtuquajturit banore te “botes se pare” na vjen me fort ndoresh te besojme ne historite me “perbindesha”, duke qene se ne qofte se do te ngrinim pyetje qe kane te bejne me shperndarjen e pabarabarte te pasurive te kesaj bote, atehere mund te na prishet gjumi dhe te kemi brerje te ndergjegjes.
- Ne fund libri shkon e mbyllet me nje “happy end”; konkursi qe duhej te shpinte ne adoptimin e Mires si bije per shpirt te ciftit Baciocchi deshton, nderkohe qe komendatori, tashme i falimentuar, i dhuron vajzes 150.000 euro nga llogaria e tij bankare. Pse keni zgjedhur kete finale?
Ne fund te nje jete cinike dhe disi moskokecarese, Baciocchi shkon dhe i dhuron Mires parate e fundit qe ka, e cila e ka bere per vete me nurin e vet qe ka brenda njefare djallezie, por edhe naivitet e qashtersi njerezore; ai vete eshte dashuruar me vajzen edhe pse nuk eshte ne gjendje ta kuptoje mire se cilat jane ndjenjat qe e terheqin nga vajza, ndaj dhe synon t’i ofroje asaj mundesine qe deri me ate dite i ishte mohuar, domethene te kete nje jete krejt te veten. Gjesti i Auro Baciocchit eshte shprehje hem dashurie, por edhe shperblimi. Ai shkon dhe shlyen nje borxh etik qe nuk eshte vetem i tij, por i te gjitheve ne, ate qe kemi ndaj atyre popujve dhe njerezve qe e shkojne jeten ne varferi, qe vuajne dhe qe nuk jane zot te fateve te veta.
- Ne shqiptaret e kemi kundruar Italine si vendin e mrekullive; ju italianet keni pare te ne shqiptaret (duke perifrazuar titullin e nje filmi te Ettore Scolas) “i brutti, i sporchi e i cattivi”. Te dyja palet kemi pasur nje ndermjetes: mediat. Per ne ishte RAI e Mediaset-i qe ngjyenin gjithcka ne trendafili, ndersa ne rastin tuaj ishte edhe shtypi i shkruar qe ngjyente gjithcka me te zeze. Nderkohe qe realiteti ne te dy rastet ishte dicka ndryshe. Atehere eshte faji i mediave qe shtremberonin realitetin, i politikes apo faktit qe njihemi kaq pak dhe kaq keq ndersjelltazi?
Nuk ka pike dyshimi qe faji shkon e bie mbi mediat. E megjithate kur flasim per mediat ne nje vend si Italia nuk mund te mos fusim ne loje edhe politiken. Duhet te kemi parasysh faktin se ajo kontrollon te tre kanalet e RAI-t dhe permes kryeministrit Berluskoni edhe te tre kanalet e Mediasetit, si dhe nje numer gazetash e revistash. Pa zene ngoje ketu qe botuesit e shtypit te shkruar jane pjesetare te grupeve ekonomike dhe imprenditoresh, te cilet, shpesh, kane nevojen per politiken, ndaj dhe kane me te - me te dy krahet, te majten dhe te djathten - marredhenie mjaft te ngushta. Sidoqofte kjo nuk i shfajeson gazetaret nga pergjegjesia e dhenies se nje informacioni siperfaqesor, peng te stereotipeve, sic ka ngjare ne rastin e Shqiperise dhe te shqiptareve. Ndaj dhe, sic u shpreha me lart, pikerisht per t’u shpetuar ketyre stereotipeve, para se te shkruaja romanin e pashe te udhes te udhetoja dhe ta njihja nga prane realitetin shqiptar dhe shoqerine e saj. Jam i mendimit qe shkrimtaret italiane dhe shqiptare mund te bejne shume ne rrafshin e nje njohjeje te ndersjellte. Madje jane duke e bere dhe jo vetem shkrimtaret, por edhe kineastet. Sa per te zene ngoje disa tituj, me lejoni te citoj shkrimtare qe kohet e fundit ka gezuar nje sukses te ne, Anilda Ibrahimi me romanin “I kuq si nje nuse”; po mund te permend edhe emra autoresh te tjere shqiptare qe po cajne ne tregun e veshtire te editorise italiane, pa qene nevoja te kujtoj te madhin Ismail Kadare, i cili nder ne cmohet jashte mase. Ndersa persa i perket filmit, me pelqen te citoj dy filma shume te mire: “Saimir” te italianit Francesco Munzi dhe “Letra ne ere” te shqiptarit Edmond Budina. Ja pra, mendoj qe ne njefare menyre duhet te angazhohemi qe te gjithe qe nisma si keto te jene me te shumta.
- Ju e keni njohur dhe vezhguar me vemendje Shqiperine dhe shoqerine shqiptare per te shkruar librin tuaj. Cila eshte gjeja qe ju ka lene mbresa me te forta?
Shqiperia ne syte e mi eshte shfaqur si nje vend plot e perplot me kontradikta, po kurrsesi si nje vend i marre fund. Perkundrazi eshte nje vend dinamik, i prire per nga e ardhmja. Madje ndryshe nga Italia qe sot shfaqet si nje shoqeri e kerrusur medysh, pa shpresa te medha kolektive. Uroj qe ne valen e ankthit legjitim per modernitet e zhvillim, Shqiperia te mos pranoje pa nje keqyrje kritike gjithcka qe vjen nga Italia dhe pjesa tjeter e Perendimit te industrializuar. Une uroj qe shqiptaret te dine te gjejne nje rruge e nje vend origjinal ne gjirin e kombeve te zhvilluara.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje