Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kur Edi Rama rrihej barbarisht
Publikuar me 24 Jan 2016

Kur Edi Rama rrihej barbarisht

Gazeta dhe portale të ndryshme kanë sjellë këto ditë në vëmendje edhe një herë rrahjen e Edi Ramës 19 vite më parë, nga persona që edhe sot e kësaj dite ngelen të pa identifikuar.

Nikollë Lesi, drejtues i gazetës ''Koha Jonë'' më e madhja asaj kohe (viti 1997), dhe Sali Berisha, ish President, i janë rikthyer edhe një herë ngjarjes ku përvec detajeve të botuesit Lesi, ish presidenti Berisha tregon sipas tij dhe arsyet e goditjes së kryeministrit të sotëm.

Nga Nikoll Lesi
Si mbrëmë vonë, 19 vjet më parë, ishim tek koka e njeriut që sot është Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. Me Ben Blushin e Martin Lekën sapo kishim mbaruar gazetën “Koha Jonë” dhe e kishim nisur për shtypshkronjë, kur morëm vesh se kishin goditur Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezain.

Për Edin na thanë se është në gjendje kritike. Na thanë se gjendet tek spitali nr.2. Nxituam në një makinë me Blushin e Lekën për tek krevati ku ndodhej i shtrirë në gjak Edi.

Nuk kam ç’të shtoj më shumë se sa shkrimi i Martin Lekës në lidhje me këtë akt kriminal shtetërorë botuar në datën 24 janar 1997, por më duhet të bëj këtë shënim të sotëm jo vetëm për faktin e një kujtese njerëzore se si ishte ai fillimviti i mbrapshtë 1997, por edhe si thirrje Kryeministrit të sotëm dhe Edit të djeshëm.

Zoti Rama! Kujto atë natë të dhimbshme të 19 viteve më parë, kur i sapo kthyer nga Parisi, po bëje një shkrim në “Koha Jonë” dhe të goditën për mendimin, për lirinë tënde me të cilën i shkruaje idetë tuaja për një demokraci e vend të lirë dhe tani që keni gjithçka në dorë mundohu të zbatosh ato çka kishe shkruar edhe në atë janar 1997.

Ndjesë nëse botimi i sotëm të solli lëndimin për një kohë kur të dhunuan në emër të asaj çka besoje se duhej të ishte Shqipëria.

Sot fati, puna dhe Zoti ta sollën të realizosh atë çka kërkoje publikisht prej ish-Presidentit të atëhershëm Sali Berisha.

Në të kundërt e meriton një “rrahje” të dytë, por kësaj radhe prej Ben Blushit, Martin Lekës dhe mua që ishim tek koka e krevatit tënd , i gjakosur, atë natë të 22 janarit 1997.

Nga Sali Berisha
Viktimizimi i Edi Rames dhe glorifikimi i krimit te pasionit!

Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike.

Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin.

Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:

– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.

-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate.

Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames!


1263
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI