Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kujdes me blerjen e makinave online, ja si po mashtrohen qytetarët nga këto 'portale'
Publikuar me 06 Mar 2017

Kujdes me blerjen e makinave online, ja si po mashtrohen qytetarët nga këto 'portale'

Jeni të interesuar për të blerë makinë online?

Duhet të jeni sy e veshë, pasi mund ta pësoni fare lehtë, ashtu si disa qytetarë, që së fundi kanë denoncuar në policinë e Tiranës si ranë në kurthin e mashtruesve.

Policia njofton se blerjet e makinave online janë kthyer tashmë në një biznes të personave që veprojnë për përfitimin e të ardhurave me anë të mashtimit, nga ku mësohet se  shuma më e madhe e përfitimit ka arritur deri në 25 mijë euro.

“Disa qytetarë shqiptarë  kanë denoncuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pasi janë mashtruar nga shitësit onlinë dhe kanë humbur paratë e tyre pa marrë makinën që kanë dashur për ta blerë. Qyetarët për blerjet e makinave onlinë klikojnë në portalet www.mobile.de, www.autoscout24.it  www.autoscout.de , www.annunci.it e tj”- njofton policia.

Sipas saj, këto portale janë ngritur pikërisht për këtë funksion, për të shitur automjete dhe nuk ka asgjë të dyshimtë në qëllimin e tyre, shqetësimi qëndron në faktin se këto portale përdoren edhe nga keqbërës të ndryshëm për të vendosur lajmërime shitjesh të automjeteve por në disa raste kjo mënyrë ka rezultuar mashtruese duke bërë që të bien pre shumë qytetarë.

Mekanizmi  i mashtrimit “Modus Operanti”

Mekanizmi është i thjeshtë, fillimisht qytetari zgjedh makinën nga këto portale dhe më pas komunikon me anë të emailit duke kërkuar informacion shtesë rreth makinës.

Personat që kthejnë përgjigje shkruajnë në mënyrë serioze, ata japin informacion të detajuar dhe më pas ofrojnë dhe kontrata transporti, si dhe sigurim të plotë deri në dorëzimin e mjetit në Tiranë,.

Në fakt asgjë nuk është e vërtetë, kompantitë e transportit dhe agjensitë e sigurimeve ekzistojnë  si kompani por nuk janë të përfshira në këto transaksione. Këta emra kompanish dërgohen qëllimisht për t’u bërë më të besueshme.

Personi mashtrues, i cili ka nxjerrë lajmërimin për shitjen e mjetit përdor adresa emaili dhe hiqet  fillimisht si shitës, njëherë  si punonjës i kompanisë së transportit,  dhe njëherë tjetër si punonjës i kompanisë së sigurimeve.

Ajo që bie në sy është që lajmërimet për shitje makinash në dukje të parë të japin përshtypjen e një lajmërimi të rremë, pasi  automjetet që publikohen  janë 40 ose 60% më të lira se tregu i zakonshëm.

Po ashtu këta lloj shitësish bëjnë oferta nëpërmjet komunikimit ku premtojnë një zbritje rreth 50% të vlerës reale për të futur në kuth blerësin.

Policia e Tiranës i këshillon qytetarët  të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjve online duke mos transferuar paratë pa u siguruar si dhe të merren kontakt me specialistët përkatës në rast se keni rënë pre e mashtrimit.


1127
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI