Revista
|
|
Në kohën kur në shqipëri, kosovë e në mbarë evropën po lulëzon "Made in China" alarmi se mallrat kineze pëmbajnë lëndë kimike që shkaktojnë tumore ka kohë që bie. Në fakt evropa për të parandaluar importin e këtyre mallrave dhe jo vetëm ka krijuar logon CE e cila duhet të certifikojë mallin që po blejmë.
Sic është dëshmuar, kinezët eksportojnë shumë mallra kundrabandë të cilat përfundojnë ne tregjet evropiane me logon CE të fallsifikuar. Duke u kundrabanduar këto mallra e anashkalojnë kontrollet doganore të cilat duhet të filtrojnë vetëm ato të cilat janë sipas standarteve. Në Hong Kong është provuar se rreziku më i madh është ai i lodrave të fëmijeve të cilët gjatë kohës që luajnë i fusin në gojë apo janë në kontakt me to cdo ditë. Lëndët kimike që janë gjetur në lodrat e fëmijëve janë: antimon, arsenik, kadmium, krom, plumb dhe zhivë (merkur) të tilla lëndë përdoren për të rritur fleksibitetin dhe zgjatjen në kohë por që janë shumë të rrezikshme për shëndetin.
Në shqipëri e kosovë ashtu si në gjithë ballkanin mallrat kineze kanë pushtuar tregjet pa asnjë kontroll dhe nga ana e autoriteteve që në emër të lëvdatave ekonomike i lejojnë ato duke helmuar shëndetin e fëmijëve. Arsyeja më kryesore që këto mallra qarkullojnë lirisht në tregjet tona mund të jetë niveli ekonomik i popullsisë sonë që në pamundësi për të blerë lodra të markave që plotësojnë standartet detyrohen të blejnë ato kineze që janë toksike.
Sidoqoftë, luftimi i informalitetin ekonomik është edhe pastrimi i tregjeve nga mallrat që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje