Revista
|
|
Alessandra Mussolini
Mbesa e Benito Mussolini-t
Alessandra Mussolini është vajza e djalit të Benito Mussolini-t dh gruas së tij të parë, Maria Schicolone, e cila është motra e Sofia Loren. Alessandra ka qenë modele e “Playboy”, aktore dhe këngëtare. Albumi i saj është publikuar vetëm në Japoni, gjithsesi. Ajo gjithashtu ka qenë lidere e një partie politike të majtë dhe arriti të vinte me shpatulla për muri një ministër të Shanseve të Barabarta në një emision televiziv.
Svetlana Alliluyeva
Vajza e Josef Stalin
Vajza e Josef Stalin-it dezertoi në SHBA në vitin 1967. Rreth viteve ’70 ajo u kontaktua nga vejusha e Frank Lloyd George, e cila mendonte se Svetlana ishte rimishërimi i vajzës së saj, e cila kishte vdekur në një aksident rrugor në vitin 1946. Vejusha Wright i shkruajti asaj letra, ku i thoshte që të shkonte ta takone dhe e prezantoi me bashkëshortin e vajzës së ndjerë, Wes Peters. Svetlana dhe Peters u martuan, ndërkohë që martesa zgjati vetëm 20 muaj.
Marko Milosevic
Djali i Slobodan Milosevic
Djali i Slobodan Milosevic-it ka qenë një prej njerëzve më të frikshëm në regjimin e të atit të tij dhe kishte një lokal që quhej “Madonna”, si dhe një park lojërash me emër “Bambiland”. Ai është akuzuar se kishte kërcënuar një demonstrues me motosharrë në vitin 2001, por në kohën që u padit ai ishte arratisur drejt Moskës. Ai dha një intervistë në vitin 1991 dhe tha, “Unë duhet të kem një vajzë, muzikë, makinë dhe një armë”.
Zury Rios Sosa
Vajza e gjeneral Efrain Rios
Sosa është vajza e diktatorit të Guatemalës, gjeneral Efrain Rio. Ajo është e martuar me kongresmenin e Illinoisit, Jerry Weller. Në dasmë, babai i saj dha përcaktimin e tij mbi martesën e të bijës duke u shprehur, “Bashkëshorti është truri i gruas së tij, e cila duhet të dashurohet ashtu siç kisha do Krishtin”. Zuri Rios Sosa shërben akoma në qeverinë e Guatemalës dhe e mbështet plotësisht babanë e saj.
Alina Fernandez
Vajza e Fidel Castro-s
Vajza e Fidel Castro-s, me të cilën ai nuk flet është komentatore për televizionin amerikan “CNN”. Specialiteti i saj është sigurisht, Kuba dhe politika kubane. Ajo është prezantuese e një emisioni radiofonik në Majami, si dhe ka botuar një libër të titulluar, “Vajza e Castro-s: Kujtimet e një të mërguare nga Kuba”. Ky libër është marrë në konsideratë për t’u bërë film nga producenti i “Crash” dhe “Million dollar baby”.
Faisal Wangita
Djali i Idi Amin
Faisal Wangita është një prej 43 fëmijëve të diktatorit të Ugandës, Idi Amin dhe është në burg. Në vitin 2007 ai u arrestua se ishte pjesë e një bande gangsterësh në Londër, e cila ishte përgjegjëse për vrasjen me thikë të një 18-vjeçari. Djali ishte anëtar i një bande rivale. Wangita u lirua nga akuzat e vrasjes, por u shpall fajtor për komplot dhe armëmbajtje pa leje, si dhe për trazira të dhunshme.
Ayesha Qaddafi
Vajza e Muammar al-Gaddafi
Vajza e diktatorit të Libisë është avokatja që ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së Saddam Hussein. Vëllai i saj, Saadi ka luajtur si futbollist për Libinë dhe Peruxhian për njëfarë kohë. Më pas ai është përpjekur t’i futet biznesit të kinematografisë, duke u përpjekur të bindte Harvey Weinstein të filmonte një film mbi Hanibalin në Libi, por Weinstein e refuzoi, duke u shprehur se Libia duhej të njohë Izraelin përpara se të kërkojë të bëjë biznes me “Miramax”.
Jean-Bedel Bokassa
62 fëmijët e Perandorit të Republikës Qendrore Afrikane
I vetëzgjedhuri Perandor i Republikës Qendrore Afrikane ka jetuar një jetë luksoze që përfshinte krevate të gdhendura në flori, si dhe ka shpenzuar ekuivalentin e GDP-së së vendit të tij në ceremoninë e kurorëzimit. Qeveria franceze rrëzoi administratën e tij në vitin 1979. Ai ka lënë pas 62 fëmijë, të cilët tashmë janë të gjithë në gjendje të mjeruar dhe jetojnë në shtëpi përdhese.
Tjetri >
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
leo |
javascript:add_smilie("" Martë, 07 Shkurt 2012 17:29 |