Revista
|
|
Kriza ekonomike ne itali ka vënë në gjunj mijera familje qe nuk arrijne te perballojne shpenzimet mujore aq me pak taksat e vendosura nga qeveria.
Per kete, pothuajse cdo dite ka te vetevrare per shkaqe falimentimi, gjendje te veshtire ekonomike apo sepse nuk arrijne te gjejne nje pune.
Borxhi publik aktual i italise eshte rreth 2.100 (dy mije e njeqind) miliarde euro dhe nuk ka gjasa te ulet te pakten ne 5 vitet e ardhshme. Konsumi eshte gjithnje ne renie dhe papunesia vazhdon te thellohet.
Shume italiane ja vene fajin klases politike e cila e ka futur vendin ne nje qorrsokak dhe shkak per kete eshte korrupsioni ne nivele te larta dhe aferat e kompanive te medha me mbeshtetje politike.
Partia "Lidhja e veriut" (Lega nord) me kohe propagandon ndarjen e pjeses veriore te italise (Krahinat e Lombaradise, Venetos, Piemontes etj..) te cilat jane lokomotiva ekonomike e italise, qe te shkeputen jovetem si administrim ekonomik autonom por edhe si territor.
Sot nje blic i policise ne itali ka vene ne pranga 24 persona ne krahinen e Venetos (Venezia) mbi akuzen e terrorizmit, percarje te sistemit demokratik dhe mbajtje arme lufte.
Grupi kishte si synim krijimin e republikes se Venetos dhe per kete ata por krijonin nje Tank lufte ne nje oficine. Grupi ishte lidhur me disa trafikante armesh ne shqiperi qe do ti furnizonin me armatim.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje